E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja "Kryeziu", policia do rimarrë në pyetje gruan

Celësi i zgjidhjes së cështjes së Ismet Kryeziut për policinë mbetet gruaja e tij, Anila Leli. Policia dyshon se ajo nuk ka treguar gjithcka di, kur ka denoncuar largimin e tij. Kjo ka të bëjë me borxhin që aktivisti kosovar kishte marrë nga biznesmeni Samet Arifi.

Këtë borxh,gazetarja Leli e ka mohuar në mënyrë kategorike, kur është marrë në pyetje nga policia, ndërkohë që kanë dalë fakte të reja, se ajo ka qenë në dijeni të kësaj cështjeje. Grupi hetimor ka bërë të ditur se cështja e tij po vështirësohet nga dita në ditë për t‘u zbardhur.

Megjithatë, policia ka ngritur dyshimet se bashkëshortja
e tij di më shumë gjëra nga sa ka rrëfyer për uniformat blu.

Në ditët në vijim, nisur nga faktet e mbledhura, pritet që Leli të thirret për të dëshmuar mbi këtë çështje, pasi grupi hetimor dyshon se ajo "fsheh" fakte, që lidhen
drejtpërdrejt me zhdukjen e Kryeziut.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›