E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, përplaset me benzin e turkut, vdes shoferi 15 vjecar

Pavarësisht moshës së tij, 15 vjecari P.M drejtonte nje automjet tip “Golf” dhe po udhetonte ne aksin Kukes-Tirane. Por Golfi është përplasur fatalisht me një makinë tip Benz me targa Tirane që drejtohej nga nje shtetas turk 

KUKES-Nje aksident i rëndë autmobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kukës-Tiranë ku viktimë ka mbetur një 15 vjecar me iniciale P.M që ishte njëherazi dhe drejtuesi i automjetit. Pavarësisht moshës së tij, 15 vjecari P.M drejtonte nje automjet tip “Golf”. Por pikërisht në vendin e quajtur “Parkingu i Abedino Rucit” golfi është përplasur me një makinë tip Benz me targa Tirane që drejtohej nga 22 vjecari me kombësi turke, Ali Osturk. Për pasojë 15 vjecari ka mbetur i vdekur në vend ndërsa 22 vjecari, drejtuesi turk i makinës tjetër mbeti i plagosur. Policia e cila ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›