E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet/ Vdes motociklisti, plagoset gruaja dhe i mituri

Nje motociklist ka humbur jeten ne aksident, kurse bashkeshortja e tij dhe nje 13-vjecar jane plagosur rende brenda 24 oreve te fundit ne Shijak dhe Korce. Ngjarja e pare ka ndodhur ne aksin Gjiri i Lalezit-Maminas, kur 24-vjecari Lutfi Luku, duke drejtuar makinen tip "Benz", me targa TR 1351 B, ka aksidentuar per vdekje 52-vjecarin Shaban Hoxha, banues ne Manze dhe bashkeshorten e tij te cilet po udhetonin me nje motociklete tip "Yamaha". Pas ngjarjes drejtuesi u largua, por u kap disa ore me vone nga policia. Aksidenti i dyte ka ndodhur ne shetitoren "Fan Noli" te Korces, kur A. Hoxhalli ka goditur me makinen e tij 13-vjecarin S. Thomai, qe u dergua ne spital.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›