Korce/ Plackitnin ish-fabriken e sheqerit, i kap roja
Shkojne te vjedhin materiale bakri ne ish-fabriken e sheqerit ne Maliq te Korces, roja kap ne flagrance dy te mitur. Policia vendore ndaloi diten e djeshme K. Xhengo, 14-vjec dhe M. Plaku, 16 vjec, banues ne Maliq. Burime zyrtare thane se ngjarja ka ndodhur rreth mbremjes se hene, ndersa kallezimi ishte bere nga roja P. Qyko, 50-vjec. Ai ka deshmuar se kishte kapur te miturit teksa plackitnin ne ambientet e ish-fabrikes materialet e bakrit qe me pas i shisnin ne tregun e zi. Pas ndalimit te te dyshuarve, eshte ngritur edhe akuza e "vjedhjes ne bashkepunim", pavaresisht moshes se mitur te tyre.