Aksidentet arrestohen autoret

Janë vënë në pranga dy drejtuesit e automjeteve që shkaktuan 2 aksidente me vdekje në Kavajë një ditë më parë.
24 vjecari Rexhep Pollozhani me kombësi shqiptare dhe shtetësi maqedonase ka qenë në lëvizje më automjetin e tij me targa të Ohrit kur ka përplasur për vdekje 60 vjeçaren, Shpresa Hima, banore e Tiranës, e cila ka qenë duke ecur në këmbë.Ndërsa i ndaluari i dytë është 32 vjecari Ismet Kura, i cili ka qenë duke drejtuar një forgon në aksin rrugor Kryevidh–Spille, kur është përplasur me një motorcikletë. Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri i saj 15 vjecari, Florian Xhihani, si dhe është plagosur rëndë 16 vjeçari, Eduart Kurti.