Pensionet e emigranteve lehtesi per pagesat vullnetare
Të gjithë emigrantët mund të përfitojnë nga skemat e sigurimeve shoqërore me qëllim marjen e pensionit në Shqipëri. Për Albanian Screen, drejtues në Sigurimet Shoqërore thonë se ashtu si dhe vitet e shkuara dhe aktualisht ka disa oferta dhe lehtësira për pagesat e kontributeve vullnetare.
“Një pjesë e madhe e emigrantëve që kanë vjetërsi pune në Shqipëri, kompesojnë periudhën kontributive për të hyrë në kushte pensioni, qoftë një pension të pjesshëm, qoftë të plotë. Çdo person duhet të paguajë jo më pak se 15 vite vjetërsi, pra një emigrant që mund të ketë 13-14 vite duhet ta kompletojë këtë vjetërsi në mënyrë që të përfitojë nga ligji i sigurimeve shoqërore”-thotë Naim Balluku, drejtori i Kontributeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
Për pagesë në avancë të kontributeve ka dhe ulje që shkojnë deri në 6 për qind.
“Duke filluar nga një korriku, pagesa e sigurimeve shoqërore në muaj për sigurim vullnetar është 3790 lekë. Me këtë shumë paguan gjithë vitet e tjera që mungojnë. Aktualisht kemi 26-27 mijë persona të siguruar që janë emigrantë dhe një pjesë e tyre kanë përfituar pensione në Shqipëri”-thekson Balluku.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka hapur zyra informacioni dhe pune në Itali ku emigrantët mund të kryejnë veprime pa qenë e nevojshme të udhëtojnë në Shqipëri. Ndërkohë postera informues dhe fletëpalosje janë të gjendshme në pikat e kalimit të kufirit ku emigrantët marrin informacionet bazë për tu bërë pjesë e skemës të sigurimeve.
Florian Papadhimitri