Apel opozites Tavo Ne kuvend kontributi i PS-se

Nënkryetari i Kuvendit, njëkohësisht deputet i LSI-së, Vangjel Tavo kërkon nga opozita në sesionin e ri kuvendor të bëj detyrën e saj në Parlament. Në një intervistë për “AS”, deputeti Tavo thotë se Shqipëria ndodhet një hap larg firmosjes së hyrjes në Bashkimin Europian dhe për këtë duhet edhe kontributi i socialistëve në Kuvend.
“Unë kam qenë një nga deputetët, jo i vetëm por një grup deputetësh kanë qenë kundër idesë së kryetarit Rama për bojkotin e parlamentit. Opozita duhet që të vijë në parlament, të shpalosë alternativat e saj, jemi një hap larg firmosjes së marrëveshjes për hyrjen e Shqipërisë në BE dhe opozita ka rolin e vetë në këtë pikë, gjë që opozita se ka bërë punën, detyrën e saj”-thotë Tavo.
Deputeti Tavo flet gjithashtu edhe për performancën e ministrave të LSI në kabinetin qeveritar, duke kërkuar gjithashtu që ata të japin llogari edhe përpara strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“Nëse për ministrinë e ekonomisë dhe atë të jashtme bëra këto vlerësime të justifikuara, meqënëse jam mjek do të thoja që nuk po shkon aq mirë puna në ministrinë e shëndetsisë. Është e papranueshme që sot, në spitalet tona, të mos ketë ilaçe dhe të detyrohen pacientët që të dalin dhe t’i blejnë ato në farmaci private. Buxheti i shtetit për sektorin e shëndetsisë, në krahasim me 2005-ën është trefishuar, çka do të thotë që edhe shërbimet duhet të ishin 3-fish të përmirësuara”-thekson ai.
Nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Tavo thotë se vlerëson ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar, por shton se ekskluzivitetin e ndryshimeve të reja e ka vetëm kryeministri Berisha.
Erjon Ajazi