Nishani-Rexhepi mbeshtetet plani i Prishtines

Veriu i Kosovës është bërë pjesë e axhendës së takimeve zyrtare të qeveritarëve shqiptarë. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani priti në Tiranë homologun e tij kosovar, Bajram Rexhepi. Ministri Nishani i bëri të ditur Ministrit Rexhepi se vlerëson ndërhyrjen profesionale të forcave policore të Kosovës.
Sipas Nishanit, kjo ndërhyrje i dha një mesazh të qartë popullit të Kosovës që ligji qëndron mbi gjithçka dhe një shtet i ri si Kosova po konsolidon insitucionet e tij ligjzbatuese.
Pjesë e axhendës së këtij takimi ishte edhe bashkëpunimi i Shqipërisë me Kosovën, ku vetëm në muajin e fundit, në kufirin Kosovë-Shqipëri u bë identifikimi dhe ndalimi i 19 personave të kërkuar nga Interpol.