E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe masa per turizmin. Patrullim 24 ore.

Shërbim dhe patrullim 24 orësh me shtim të personelit në mbrëmje, këto janë masat e marra nga policia e Lezhës për parandalimin e veprave kriminale në zonat turistike.

Në një kohë që nga fillimi i këtij viti në këto zona janë shënuar një numër I konsiderueshëm  vjedhjesh, gjatë këtij sezoni është shënuar vetëm një e tillë.

Përparim Çllimi, shef i Policisë Shëngjin, për Albanian Screen thotë se  shërbimet janë shtrirë deri në orët e vona, për të parandaluar  vepra penale.

I rëndësishëm ka qenë bashkëpunimi i policisë me drejtuesit e komunave , për lirimin e hapsirave të zëna të plazheve publike si dhe për vendosjen e kontenierëve të mbeturinave të cilët mungonin prej vitesh.

Përparim Çllimi konfirmon se janë marrë masa për hapjen e plazheve e për krijimin e infrastrukturës së nevojshme.  

Një rëndësi e madhe i është dhënë edhe ndotjes akustike në zonat turistike ku janë zbatuar me përpikmëri orat e vendosura për lokalet me muzikë, të cilët lejohen gjatë javes deri në orën 23 dhe në fundjave deri në orën 24.

Lindita Kokaj                            

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›