Prokuroria zbardh krimet e Fotaq Zaharisë
Prokuroria zbardh të tjera krime ndaj Fotaq Zaharisë, i konsideruar si një nga elementët me kriminalë në qytetin e Vlorës përgjatë viteve 1999-2006, kohë në të cilën është arrestuar nga policia. Ai akuzohet për vjedhje me dhunë dhe rrëmbim personi, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka dërguar dosjen e tij në gjykatë. Sipas kërkesës për gjykim, më datë 17 qershor 2001, i pandehuri Fotaq (Foto) Zaharia së bashku me të dënuarin, Ermir Habili, dhe shtetasit Armando Bega e Haxhi Hoxha janë larguar nga dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë, ku ndodheshim me masë sigurimi "arrest në burg", të dyshuar se kishin kryer disa vepra penale. Më pas, i pandehuri Fotaq Zaharia së bashku me të dënuarin Ermir Habili janë ndarë nga dy shtetasit e tjerë dhe janë strehuar nga shtetasi Fevri Dalipaj, banor i fshatit Bishan, të rrethit Vlorë. Sipas akuzës, në vitin 2000 ai ishte njohur me shtetasin Fevri kur të dy së bashku për një periudhë prej afro 25 ditësh kishin qëndruar në dhomat e paraburgimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë. Pas dy-tri ditësh qëndrim në pronat e shtetasit Fevri, ky i fundit mbi kërkesën e të pandehurit Fotaq ju ka treguar shtëpinë e të dëmtuarit Sokol Janku në fshatin Poro si të përshtatshme për ta grabitur. Pasi janë njohur me vendndodhjen e kësaj banese, të nesërmen i pandehuri Fotaq e i dënuari Ermir janë larguar nga vendi ku rrinin të fshehur dhe kanë organizuar pas rreth dy muajsh vjedhjen e banesës së Sokol Jankut.
Dhunimi
Prokuroria ka zbardhur skenën e grabitjes, ndërsa e akuzon Zaharinë për dy krime. Sipas dosjes, më datë 19 nëntor 2001, në orët e para pas mesnate, i pandehuri Fotaq, së bashku me të dënuarin Ermir, të maskuar dhe të armatosur janë futur brenda banesës së të dëmtuarit Sokol nëpërmjet shkallëve të katit të dytë dhe duke iu drejtuar armët që kishin në duar të dëmtuarit dhe gruas së tij, Marjana. Më pas kanë kontrolluar të gjithë shtëpinë për lekë. Pasi nuk kanë gjetur sasinë e pretenduar kanë marrë peng shtetasen Marjana dhe e kanë hipur në automjetin tip Fuoristradë me targa VL 1133B, pronë e shtetasit Sokol, së bashku me disa sende të marra brenda banesës. Më pas i pandehuri Fotaq Zaharia i ka marrë numrin e telefonit celular të dëmtuarit Sokol dhe i ka kërkuar në shkëmbim të lirimit të gruas së tij, një sasi prej 5000000 lekësh. Në vijim, i dënuari Ermir është nisur me autoveturën e të dëmtuarit ku brenda saj mbahej peng shtetasja Marjana Janku, ndërsa i pandehuri Fotaq e ndiqte nga pas, duke lëvizur me një motoçikletë.
Hetimet
I dëmtuari, pas pak çastesh që i është rrëmbyer bashkëshortja, ka arritur të njoftojë policinë, e cila ka mundur të ndalojë autoveturën ku mbahej peng shtetasja Marjana, duke bërë të mundur dhe arrestimin në flagrancë të të dënuarit Ermir, ndërsa i pandehuri Fotaq ka arrtur të largohet pa u identifikuar. I dënuari Ermir fillimisht nuk e ka treguar bashkëpunëtorin e tij, të pandehurin Fotaq (Foto) Zaharia, dhe për këtë arsye, me vendimin penal Nr.286, datë 20.11.2002, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, është deklaruar fajtor dhe dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale të parashikuara nga nenet 109/3-25 dhe 278/2 të K.Penal, pra në bashkëpunim me një shtetas të paidentifikuar. Nga hetimet e mëvonshme të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka rezultuar se bashkëpunëtori tjetër ishte pikërisht Fotaq Zaharia. Krahasimi i gjurmëve në vendngjarje me gjurmët e të pandehurit Fotaq kanë rezultuar të njëjta, ndërsa hetuesit e çështjes kanë filluar edhe marrjen e dëshmive të të dëmtuarve. Pas të gjitha verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme prokuroria e ka dërguar dosjen në gjykatë.