Grabisnin dyqanet e grate, kapen dy te tmerrshmit
Elbasan- Grabisnin me dhune gra dhe femije duke u marre cantat dhe argjendarite, zbulohet grupi qe ishte kthyer ne tmerrin e qytetareve te Elbasanit. Preh e sulmeve nuk kane rene vetem kalimtaret, por edhe pronaret e dyqaneve, ndersa ne komisariat numerohen te pakten 10 grabitje e plackitje te kryera nga dy te arrestuarit e dyshuar. Burime zyrtare te policise vendore bene me dije dje se finalizuan operacionin e koduar “Argjendari” dhe vune ne pranga Klajdi Meto, 26-vjec, banues ne lagjen “Kongresi i Elbasanit” dhe Gentian Panxhi, po 26 vjec, banues ne lagjen “11 Nentori”. Grupi hetimor po verifikon te gjitha gjurmet dhe deshmite per te zbuluar te tjere persona te perfshire ne ngjarjet kriminale.
“Si rezultat i nje investigimi, te dhenave operative dhe metodave speciale, Drejtoria e Policise Elbasan, identifikoi nepermjet gjurmeve e provave te dyshuarit e grabitjeve dhe brenda disa oreve i vuri ne pranga”, tha zedhenesja e policise, Valbona Begu. Grabitjet kane ndodhur te gjitha brenda ketij muaji, ne zona te ndryshme te qytetit. Sipas denoncimeve te te demtuarve, vlera e demit eshte e konsiderueshme, pasi ne disa raste jane sulmuar dyqane argjendarish dhe butik.
“Dy te dyshuarit, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, ne mbi 10 raste kane grabitur dyqane argjendarish, ku prej andej kane marre varese, byzylyk, ora dore, canta grash, por edhe grabitur ne rruge femra dhe te mitur”, sqaroi policia e Elbasanit pas perfundimit te aksionit.
Ne baze te hetimeve te kryera rezulton se pasi piketonin objektin e sulmit, te rinjte organizoheshin duke e ndjekur dhe me pas plackitur. Grave dhe femijeve u merreshin nga dora cantat qe mbanin, apo vareset e qafes. Kurse ne rastet e dyqaneve, te dyshuarit vepronin ne momentet kur aty nuk kishte njeri dhe tek ambientet qe nuk kishin qepena per mbrojtje. Ndaj te ndaluarve Panxhi dhe Meto u ngrit akuza e “vjedhjes me dhune, e kryer ne bashkepunim”.
Te arrestuar:
Klajdi Meto, 26-vjec,
Gentian Panxhi, 26-vjec
Akuza:
“Vjedhje ne bashkepunim”
Vjedhje me dhune, e kryer ne bashkepunim”