Veshi: Kerkoi 10 mije euro per riekspertim
Sipas hetimit te kryer, Besnik Kuci, pas kryerjes se vleresimit te demit ne pyje, i ka kerkuar disa here takim Qatip Veshit, por ky i fundit nuk ka pranuar. Me pas Veshi eshte arrestuar se bashku me 6 persona te tjere, kolege ne Ndermarrjen e Pyjeve Vlore, me akuzen e "shkaterrimit te prones publike" dhe "shfrytezim te pyjeve", duke shkaktuar nje dem material prej 40 milione dollaresh. Dy te pandehurit qe cuan ne prangosjen e Kucit, pas kallezimit te tyre, akuzohen se kane shkaktuar nje dem prej 36 milione lekesh. Pas lirimit te Veshit, eksperti i ka kerkuar te pandehurit takim, qe eshte bere me pas dhe 50-vjecari i ka premtuar ndryshimin e aktit te ekspertimit duke bere rivleresim te demit. Por ne kembim te ketij nderi, Qatip Veshi duhet te paguante 2 milione leke se bashku me Adi Leskajn dhe me pas kjo shifer eshte ulur ne 10 mije euro. Ne keto momente behet edhe kallezimi penal ndaj Kucit, i cili u arrestua mbremjen e se henes. Pas arrestimit, Kuci ka deklaruar ne polici se kishte rene preh e kurthit se dy te pandehurve dhe se nuk kishte pare se cfare kishte pakoja.