Plagoset me armë kryekomunari i Blinishtit
Ndërhyrja në një sherr të rinjsh në fshatin e tij i ka kushtuar shtrenjtë kryetarit të Komunës Blinisht të Rrethit të Lezhës. Jak Zhupa është qëlluar me armë zjarri dje nga një bashkëfshatar, i cili fatmirësisht nuk ka mundur ta shënjestrojë mirë, por e ka plagosur vetëm në këmbë pa i rrezikuar jetën.
Atentati
Ngjarja ndodhi dje paradite në fshatin Blinisht, kur kryetari i komunës me të njëjtin emër ishte duke shkuar për në zyrën e tij, si çdo mëngjes. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se kryekomunari u ndalua në rrugë nga një djalë 22-vjeçar me inicialet E.S., banor i fshatit. I riu dhe kryetari i komunës 46-vjeçar janë parë të shkëmbejnë fjalë me zë të lartë, derisa në një moment djali me inicialet E.S. ka nxjerrë nga brezi një pistoletë, ka shtënë në drejtim të kundërshtarit dhe është larguar me vrap.
Kalimtarë të rastit shkuarn menjëherë në ndihmë të kryetarit të komunës, i cili ishte plagosur nga një plumb në këmbë. Jak Zhupa është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë. Mjekët thanë se plaga në këmbë nuk përbënte kërcënim për jetën e zyrtarit lokal, megjithatë ai duhej mbajtur nën observim dhe të kurohej intensivisht.
Ndërkohë, Policia e Lezhës ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit të atentatit. Shumë shpejt policia ka arritur të rindërtojë të gjithë skenën e krimit, të identifikojë autorin dhe të gjejë motivet e krimit të ndodhur. Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Lezhës, Elona Nika, u shpreh dje pasdite se autori i atentatit është 22-vjeçari me inicialet E.S., banor i fshatit Blinisht, emri i plotë i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve.
Motivet
I riu është shpallur në kërkim policor, por deri dje në mbrëmje nuk ka rënë në prangat e policisë, që ka shpërndarë të dhënat dhe fotot e tij në të gjitha komisariatet e vendit. Ndërkohë, nga veprimet hetimore është arritur të zbulohet se mes kryekomunarit Zhupa dhe 22-vjeçarit E.S. ka pasur një konflikt tri ditë më parë. Mësohet se të hënën, kryetari i komunës kishte ndërhyrë në një sherr që zhvillohej në një lokal të fshatit Blinisht mes 22-vjeçarit E.S. dhe një të riu tjetër nga ky fshat. Zhupa ka ndërhyrë për të ndarë dy të rinjtë, por në këtë ndërhyrje ai është përplasur me të riun E.S., me të cilin është sharë e qëlluar. Dje, tri ditë pas incidentit në lokalin e fshatit, 22-vjeçari ka kërkuar sqarime nga kryekomunari për ndërhyrjen dhe pasi gjakrat janë nxehur sërish, ka përdorur armën e zjarrit.
Rastet
Kjo është hera e tretë brenda këtij viti, kur të zgjedhurit vendorë përfshihen në konflikte të armatosura. Më 24 prill, në mes të qytetit të Kukësit u plagos me armë zjarri kryetari i Komunës së Shtiqnit, Gëzim Shehu. Ai u qëllua me armë zjarri nga 38-vjeçari Shaqir Peca, duke u plagosur në këmbën e djathtë. Ndërsa në Shkodër, më datë 27 prill, kryetari i Komunës Pult vrau me armë zjarri 50-vjeçarin Dodë Hila. Sipas policisë, viktima kishte qëlluar kryekomunarin e Pultit disa herë me thikë dhe më pas, ky i fundit kishte nxjerrë armën e zjarrit që e mban me leje për shkak të detyrës dhe kishte vrarë agresorin.