Divorci, gardiani kërcënon me armë të shoqen
Një punonjës i policisë së burgjeve
është dërguar për ndjekje
penale, pasi ka kërcënuar të
shoqen, duke qëlluar me armë tre herë
në banesën e saj. Ngjarja ka ardhur pas
një konflikti për çështjen e divorcit
mes tyre, pasi janë në proces gjyqësor
prej disa kohësh. Punonjësi i policisë
së burgjeve, të cilit i është sekuestruar
arma e punës, është shoqëruar në
Komisariatin nr. 5, por më pas është
vendosur që të procedohet penalisht
në gjendje të lirë. Sipas të dhënave
hetimore, ngjarja ka ndodhur rreth
orës 21:00 të së martës te zona e Frutikulturës
në Kamëz. Luan Gj., 33 vjeç,
ka shkuar në banesën e së shoqes, Bora
Gj., me të cilën ka dy fëmijë. Aty kanë
diskutuar për problemet e ndryshme
për dy fëmijët e tyre, pasi janë në
proces divorci dhe nuk dihet ende se
kush do ta mbajë kujdestarinë e tyre.
Gjatë diskutimit është degjeneruar në
konflikt dhe polici i burgjeve, që sipas
të dhënave policore punon në burgun
e Fushë-Krujës, ka nxjerrë pistoletën e
punës. Në debat e sipër, ai ka qëlluar
tre herë me armë dhe më pas është larguar.
Por, në këto çaste është njoftuar
policia, së cilës i është treguar vendi i
ngjarjes dhe autori i saj. Menjëherë, aty
janë nisur shërbimet e Komisariatit nr.
5, që brenda një kohe të shkurtër, kanë
bërë shoqërimin e kolegut të tyre të
burgjeve. 33-vjeçari është marrë në pyetje,
ku ka treguar pse e kishte bërë këtë
veprim dhe më pas është vendosur të
procedohet penalisht në gjendje të lirë.
Policia ka regjistruar edhe kallëzimin e
bashkëshortes së policit të burgjeve, e
cila ka rrëfyer se çfarë kishte ndodhur,
ndërsa materialet për këtë rast i kaluan
organit të prokurorisë për hetime të
mëtejshme.
është dërguar për ndjekje
penale, pasi ka kërcënuar të
shoqen, duke qëlluar me armë tre herë
në banesën e saj. Ngjarja ka ardhur pas
një konflikti për çështjen e divorcit
mes tyre, pasi janë në proces gjyqësor
prej disa kohësh. Punonjësi i policisë
së burgjeve, të cilit i është sekuestruar
arma e punës, është shoqëruar në
Komisariatin nr. 5, por më pas është
vendosur që të procedohet penalisht
në gjendje të lirë. Sipas të dhënave
hetimore, ngjarja ka ndodhur rreth
orës 21:00 të së martës te zona e Frutikulturës
në Kamëz. Luan Gj., 33 vjeç,
ka shkuar në banesën e së shoqes, Bora
Gj., me të cilën ka dy fëmijë. Aty kanë
diskutuar për problemet e ndryshme
për dy fëmijët e tyre, pasi janë në
proces divorci dhe nuk dihet ende se
kush do ta mbajë kujdestarinë e tyre.
Gjatë diskutimit është degjeneruar në
konflikt dhe polici i burgjeve, që sipas
të dhënave policore punon në burgun
e Fushë-Krujës, ka nxjerrë pistoletën e
punës. Në debat e sipër, ai ka qëlluar
tre herë me armë dhe më pas është larguar.
Por, në këto çaste është njoftuar
policia, së cilës i është treguar vendi i
ngjarjes dhe autori i saj. Menjëherë, aty
janë nisur shërbimet e Komisariatit nr.
5, që brenda një kohe të shkurtër, kanë
bërë shoqërimin e kolegut të tyre të
burgjeve. 33-vjeçari është marrë në pyetje,
ku ka treguar pse e kishte bërë këtë
veprim dhe më pas është vendosur të
procedohet penalisht në gjendje të lirë.
Policia ka regjistruar edhe kallëzimin e
bashkëshortes së policit të burgjeve, e
cila ka rrëfyer se çfarë kishte ndodhur,
ndërsa materialet për këtë rast i kaluan
organit të prokurorisë për hetime të
mëtejshme.