E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premçi: Qindra ankesa për muzikën e lartë

Ahmet Premçi “ Nuk është aspak e vërtetë që jemi tërhequr nga urdhëri për mbylljen e lokaleve me muzikë në vendet e pushimit”
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Premçi, reagon ndaj amullisë së përhapur në media, se Policia e Shtetit është tërhequr nga urdhëri për mbylljen pas mesnate të lokaleve që ushtrojnë biznesin e tyre, në vendet e pushimit kryesisht në bregdet.
“Kemi me qindra telefonata të pushuesve që ankohen për muzikën e lartë në vendet ku pushojnë dhe kjo na detyroi të nxjerrim një urdhër të tillë. "
Sot në vendet e pushimit në bregdet, pa frikë mund të gjesh me dhjetra lokale nate, të cilët pasi kanë siguruar një licensë nga pushteti lokal, kanë hapur një bisnes mjaft fitimprurës. Por a i kanë përmbushur ato kriteret e hapjes së një lokali nate në mes të një qendre pushimi? Askush deri më tani nuk e ka kërkuar përgjegjësin tek autoriteti që jep licensat për hapjen e lokaleve pranë vendeve të pushimt. Premçi thotë se pavarësisht kësaj policia do te jetë në shërbim të komunitetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›