Ndërron jetë regjisori John Hughes
Ndërron jetë në moshën 59-vjeçare, shkrimtari dhe regjisori i filmave, Xhon Hags. Mësohet se aktori ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak duke ecur në rrugët e Manhatan, në Nju Jork. Hags është autor i filmave: “I vetëm në shtëpi”, “klubi i mëngjesit”, “dita e pushimit e Ferris Bjuler” etj. Gjatë 10-vjeçarit të fundit, Hags ishte larguar nga bota e kinemasë dhe drejtonte një fermë në veri të Ilinois. Hags la pas gruan 39-vjeçare, Nensi, 2 fëmijë dhe 4 nipër e mbesa.