E Diel, 1 Nëntor 2026

Stadiumi Supersport hap sezonin e ri futbollistik këtë muaj

Champions dhe Europa League, kampionati gjerman, francez, anglez, italian dhe spanjoll janë vetëm një pjesë e asaj që paketa e njohur sportive shqiptare do të shfaqë në kanalet e saj. Një festë e madhe futbolli që këtë sezon do të jetë më shumë nën shenjën HD, dhe jo pak por në gjashtë kanale. E ku ka më mirë se ta fillosh me takimet e fundit eliminatore të kupave të Europës për klube. Turnetë që do të transmetohen eskluzivisht në Supersport por mos harroni dhe në Tv Klan do të përcaktojnë këtë muaj skuadrat që do të kualifikohen në grupe në Champions dhe Europa League. Por takimet eskluzive nuk përfundojnë me kaq. Këtë fundjavë ngrejnë siparin Bundesliga 1 dhe Liga e Parë franceze. Programi i kampionateve më të rëndësishme të kontinetit në këto ditë gushti vijojnë më datë 15 me Premier League, 22 me Serie A dhe në 30 me Primera Division. Një larmi kaq e madhe që ju mbetet vetëm të zgjidhni mes dhjetra sfidave në ditë. Turnetë me traditë në Itali si trofeu Tim apo ai Berlusconi apo Superkupa e Spanjës dhe ajo Europiane do të gozhdojnë tifozët në kanalet Supersport. Prisni pak nuk kemi harruar edhe tifozët Kuqezi të cilët do të ndjekin miqësoren e 12 gushtit me Qipron por edhe përballjen e shumëpritur Holandë – Angli po atë mbrëmje. Synimi i Supersport për këtë sezon, me kaq shumë aktivitete do të kthejmë në tifozë të gjithë shqiptarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›