Aksidentet në plazh, 5 adoleshentë mbeten të paralizuar nga hedhjet me kokë
Mjeku: ”Pakujdesia në këto ditë vere po iu kushton të ecurën shumë të rinjve”
Emanuela Sako
Aksidentet në plazh kanë bërë që pesë të rinj brenda një jave të mbeten për paralizuar për tërë jetën. Shkaktare e kësaj fatkeqësie është bërë fakti se të rinjtë janë hedhur me kokë nga lartësi të mëdha për t’u zhytur në ujin e detit apo pishinave, por janë dëmtuar rëndë. Mjeku Fatos Olldashi, Drejtor i Qendrës së Traumës në Spitalin Ushtarak, e konsideroi si një ngjarje tepër të rëndë dhe alarmante, pasi këtë verë situata të tilla kanë marrë përmasa më të gjera krahasuar me vitin e kaluar. Ai theksoi se të rinjtë kanë ardhur në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak dhe menjëherë i janë nënshtruar operacioneve, por dëmtimet kanë qenë tepër të rënda edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale, ata kanë mbetur të paralizuar. Ai sqaroi se është bërë e zakonshme që të vijnë të rinj në gjendje të tillë dhe për shkak të pakujdesive të mos kenë mundësinë të ecin më.
Ngjarja
Të rinjtë janë të moshave 16 deri në 18 vjeçare dhe kanë qenë duke bërë plazh në vende të ndryshme. Dy prej tyre kanë qenë duke u larë në plazhin e Durrësit, një në Shkodër, Vlorë dhe Përmet. Ata janë zhytur me kokë në ujin e pishinave dhe në det, ku nga uji i cekët kanë ndodhur komplikacione ose goditje në pjesët e trupit çka ka sjellë dhe pasoja tepër të rënda të gjendjes shëndetësore. Pas marrjes së ndihmës së menjëhershme nga mjekët, ata janë nisur për në Spitalin Ushtarak për të marrë mjekim më të specializuar. Por, specialisti Olldashi shpjegoi se gjendja e tyre edhe pas operacionit është e rëndë dhe ata do të mbeten të paralizuar. Duket se pakujdesi në plazhe ka sjellë viktimat e para të sezonit verore, ku në disa raste janë regjistruar të dëmtuar apo persona të mbytur në ujërat e Adriatikut apo detit Jon.
Aksidentet
Aksidentet e ndodhura në plazhe janë bërë një situatë e zakonshme gjatë sezonit të verës. Dhe në shumicën e rasteve ato vijnë nga pakujdesia e personave. Gjatë kësaj vere shënohen dhjetëra raste të personave që kanë mbetur me pasoja të rënda dhe një pjesë e madhe e tyre kanë humbur jetën në ujërat detare. i tillë ka qenë rasti i Vlorës, ku babai dhe vajza janë mbytur në ujin e detit, apo në Velipojë e Shëngjin. Mjekët u bëjnë apel të rinjve të tregohen më të kujdesshëm sepse gjithçka mund të ketë një kosto tepër të rëndë për jetën.
Të aksidentuarit, trajtohen në qendrën e Traumatologjisë në QSUT
Personat e aksidentuar në punë apo nga automjetet tani mund të kurohen edhe në QSUT. Tashmë kanë përfunduar punimet për ndërtimin e spitalit të ri 3-katësh dhe 1 kat i nëndheshëm, i cili do të ofrojë tre shërbime të tjera. Tashmë pritet vetëm pajisja me aparatura mjekësore dhe do të fillohet menjëherë nga puna. Aktualisht, Ministria e Shëndetësisë është në proces tenderimi për blerjen e pajisjeve dhe më pas do të hapen dyert për pacientët. Spitali pritet të jetë gati në fund të vitit, pasi Burime nga QSUT-ja janë shprehur se do të ketë vonesa me tenderat për shkak të procedurave të zakonshme. Në spitalin e ri do të ofrohen Shërbimi i Traumatologjisë, Imazherisë, Hematologjisë dhe do të priten rastet e urgjencave, për të cilat janë vendosur 30 shtretër. I gjithë spitali do të ketë 180 shtretër për pacientët, ku do të ofrohen të gjitha kushtet e hotelerisë, të cilat mungojnë në pavijonet e tjera të QSUT-së. Në këtë mënyrë do të shmanget mbingarkesa që ka pavijoni i të aksidentuarve në Spitalin Ushtarak, si dhe mbingarkesa që ka pavijoni i sëmundjeve infektive në QSUT. Kati i nëndheshëm i spitalit do të shërbejë për shtrimin e të prekurve nga sëmundjet epidemike dhe që janë të rrezikshme për përhapjen në popullatë.
Juridiku, çelet Masteri për të Drejtën e Biznesit të BE-së
Hapet programi përbashkët rajonal i studimit “Master në ‘EU Business la뒔(Master në të Drejtën e Biznesit të BE-së), në Fakultetin e Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës.
Masteri në të Drejtën e Biznesit të BE-së, sipas marrëveshjes së lidhur ndërmjet palëve, do të zhvillohet edhe në disa vende të rajonit. Programi i studimit do të jetë pjesë e studimeve të ciklit të dytë (i përkon nivelit 7, në KEK). Ai do të organizohet me 60 kredite dhe kohëzgjatje normale një vit, përfshirë edhe mikrotezën. Në përfundim të studimeve do të lëshohet një diplomë “Master në ‘EU Business La뒔. Në këtë program studimi do të pranohen kandidatët, që kanë fituar diplomë në përfundim të një programi studimi, të ciklit të parë, me kohëzgjatje normale 4 vjet, me 240 kredite, sipas sistemit të Bolonjës, ose që zotërojnë një diplomë tjetër, ekuivalente me të, të kryer jashtë vendit. Gjithashtu, në këtë program studimi mund të pranohen edhe kandidatë, që zotërojnë diplomë të nivelit të dytë, diplomë të integruar të nivelit të dytë ose diplomë tjetër, të fituar jashtë vendit, ekuivalente me to, të cilët kërkojnë të kualifikohen në këtë drejtim. Studentët, të cilët, e përftojnë këtë diplomë, kanë të drejtë të regjistrohen në programe studimi të ciklit të tretë. Ata nuk mund t’i transferojnë kreditet e fituara në këtë program studimi në një program studimi, të ciklit të tretë. Kuotat e pranimit në këtë program studimi, me kohë të plotë, në vitin akademik 2009-2010, do të jenë 40 studentë. Ndërsa tarifa e shkollimit do të jetë 70 mijë lekë.
Universiteti i Vlorës, hapet doktoratura për Matematikë
Hapet doktoratura për Matematikë, në Fakultetin e Shkencave Teknike, të Universitetit “Ismail Qemali”, të Vlorës, në përfundim të të cilit lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor në Matematikë”. Kohëzgjatja normale e programit të studimeve të doktoratës në Matematikë është, të paktën, 3 vite dhe përfshin edhe 60 kredite për studime të organizuara. Kuotat e pranimit në këtë program studimi, për vitin 2009, janë gjithsej, 25, 10 prej të cilave për kandidatë nga jashtë kufijve të vendit. Tarifa e plotë e shkollimit për këtë program studimesh është 400 mijë lekë dhe likuidohet me këste, sipas përcaktimeve të bëra nga fakulteti përkatës, për çdo vit të kohëzgjatjes normale. Doktorantët, nga stafi akademik i brendshëm i institucioneve të arsimit të lartë, paguajnë 50 për qind të tarifës së shkollimit.
Qeveria i merr Universitetit të Tiranës palestrën sportive
Qeveria i merr Universitetit të Tiranës palestrën sportive, ambientet e së cilës do të kalojnë në dispozicion të Qendrës së Studimeve Albanologjike. Për rrjedhojë, kjo e fundit, nuk do të administrohet më nga Universiteti i Tiranës. Këshilli i Ministrave vendosi dje, në mbledhjen e tij të radhës ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Universiteti i Tiranës të Qendrës së Studimeve Albanologjike, të objektit “Palestër sportive”, së bashku me mjediset e tjera ndihmëse, truallin e ndërtesës dhe oborrin e rrethuar, sipas genplanit dhe planimetrisë. Objekti i mësipërm, pas kryerjes së rehabilitimit dhe përshtatjes, do të përdoret në funksion të qëllimit dhe të veprimtarisë së Qendrës së Studimeve Albanologjike. Qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Arsimit, Qendrën e Studimeve Albanologjike dhe kryeregjistruesin i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë, të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
23 Korrik 2009