Mungesa e vitaminës D shkak për shumë sëmundje të rrezikshme
Zbulohen pasoja të tjera që shkakton mungesa e kësaj vitamine në organizëm
Zbulohen sëmundje të tjera që shkaktohen nga mungesa e vitaminës D në organizëm. Prej kohësh, shkencëtarët e dinë se mungesa e vitaminës D çon në sëmundje të kockave si rakitizmi. Por tani ata kanë gjetur edhe lidhjen që ekziston midis nivelit të ulët të vitaminës D dhe një numër sëmundjesh, përfshirë edhe kancerin. Trupi e njeriut krijon vitaminë D nëpërmjet kontaktit me rrezet e diellit, por megjithatë, rajonet me diell më të shumtë si Afrika, Azia e Lindja e Mesme kanë rastet më të shumta të njerëzve me mungesë të vitaminës D. Kjo tregon se në përftimin e kësaj vitamine luajnë rol edhe faktorë të tjerë.
Kockat
“Shëndeti i kockave varet nga vitamina D”,- thotë eksperti Ambrish Mithal i Shoqatës Indiane të Kockave dhe Kërkimeve minerare. Vitamina D është substancë që thith kalciumin në trup dhe e ndihmon atë që të shpërndahet në kocka. Prandaj mungesa e kësaj vitamine rezulton në dobësimin e kockave që pa kalcium bëhen të buta dhe mund të deformohen e thyen lehtë. Marrja e mjaftueshme e vitaminës D nuk është e vështirë. Burimi kryesor i marrjes së kësaj vitamine është dielli. Trupi krijon vitaminë D nën ndikimin e rrezeve ultravjollcë. Pra, vitamina D prodhohet në lëkurë. Por, disa prej rajoneve të botës, që mbulohen më shumë nga dielli kanë njerëz me nivelet më të ulëta të vitaminës D. Kështu thuhet në një raport të Shoqatës Ndërkombëtare të Osteoporozës. Doktor Mithal është bashkautor i studimit.
Mungesa
Mungesa e vitaminës D është fenomen global. Por më shumë nga kjo mungesë preken njerëzit në Azinë Jugore si India ose në Lindjen e Mesme si Libani. Sipas studimeve në këto rajone, afro 80 për qind e popullsisë së qyteteve ka mungesë të theksuar të vitaminës D. Faktorët që ndikojnë në këtë mangësi, sipas doktor Mithal, janë pigmenti e lëkurës, më pak veprimtari në natyrë dhe veshjet e shumta që mbulojnë lëkurën. Ndërsa doktor Michael Holik, pranë qendrës mjekësore të Universitetit të Bostonit, shprehet se personat me lëkurë të zeshkët, kryesisht kanë nivele më të ulta të vitaminës D sesa njerëzit me lëkurë më të bardhë dhe kur ata banojnë në të njëjtin vende a zonë gjeografike. Arsyeja kryesore është se melanina, që mbron lëkurën nga rrezet e tepërta të diellit, parandalon edhe prodhimin e vitaminës D. Dihet se zezakët kanë nevojë të qëndrojnë në diell pesë herë më gjatë sesa të bardhët, që lëkura e tyre të prodhojë të njëjtën sasi vitaminë D. Ekspertët thonë se njerëzit në Lindjen e Mesme, gjithashtu janë të prirur të mbajnë veshje që mbulojnë çdo pjesë të trupit dhe kështu rrezet e diellit nuk arrijnë të bien në kontakt me lëkurën. Po ashtu edhe gratë kudo, edhe nëse vishen lehtë, përdorin shumë kremra duke bllokuar depërtimin e rrezeve të diellit në lëkurë. Kjo është një nga arsyet, sipas ekspertëve, që gratë në përgjithësi kanë nivele vitamine D më të ulta sesa burrat.
Sëmundjet
Studimet e kohëve të fundit tregojnë se mungesa e vitaminës D mund të bëhet shkak për shumë sëmundje të rrezikshme, sesa mendohej më parë. Ndër këto sëmundje studimi përfshin diabetin e tipit 1, sklerozën e shumëfishtë, reumatizmin, dhe sëmundje infektive si tuberkulozi e gripi. Vitamina D kur është e mjaftueshme në organizëm pakëson rrezikun e goditjeve në zemër, e tru dhe mbi të gjitha pakëson rrezikun e prekjes nga kanceri. Por edhe dielli i tepërt mund të shtojë rrezikun e prekjes nga kanceri në lëkurë. Ekspertët thonë se në këtë rast njeriu duhet të bëjë kompromis duke qëndruar në diell në kohë të caktuar. Ata rekomandojnë që për tri javët e para njerëzit duhet të qëndrojnë drejtpërdrejt në diell për 10 minutat derisa lëkura të fitojë aftësinë për të prodhuar vitaminë D.
Pesë mënyra të thjeshta për të marrë më shumë vitaminë D
Tashmë të gjithë jemi koshientë për të mirat që përmban vitamina D. Ajo gjendet pothuajse kudo dhe tashmë konsiderohet si vitamina numër një. Të paktën pesë studime kanë dëshmuar për përfitimet e gjera nga kjo vitaminë, që nga ruajtja e shëndetshme e gjendjes së zemrës dhe të kockave deri tek ulja e rrezikut për kancerin e gjirit. Megjithatë, rreth gjysma e grave nuk marrin sa duhet sasi të kësaj vitamine. Shumë ekspertë janë dakord se gratë e reja duhet të marrin rreth 800 deri ne 1000 mg në ditë. Mund të merrni sasinë që ju nevojitet nga ushqimet e përditshme ose të zgjidhni ushqime të pasura me vitaminë D.
Salmoni
Një racion salmon përmban pothuajse gjysmën e sasisë së rekomanduar nga ekspertët
Qumështi
Qumështi i lopës përmban shumë vitaminë D
Orizi
Shumë produkte si soja, orizi dhe bajamet janë tejet të pasura me vitaminë D
Peshku ton
Sasia e tonit e konsumuar në sanduich apo sallatë përbën pothuajse 25 për qind të maksimumit ditor të rekomanduar Kosi
Rekomandohet kos natyral, pasi disa kose përmbajnë vitaminë D të shtuar
Drithërat
Jo të gjitha drithërat përmbajnë vitaminë D. Në përgjithësi janë ato që përmbajnë stafidhe dhe fruta të tjera
23 Korrik 2009