Ministrja Godo: "Dyshohen dhe 20 raste të tjera me Gripin e Derrit"
Shqipëria në hartën e botës me 4 të prekur me virusin A/H1N1
Emanuela Sako
Konfirmohen tre raste të reja me virusin e gripit të derrit në vendin tonë. Rezultatet e kryera në laboratorët rumun, konfirmuan se dy marinarët filipinas dhe një rumun, janë të prekur nga virusi A H1N1. Drejtori i ISHP-së, Alban Ylli, deklaroi se të tre personat janë në gjendje të mirë shëndetësore, pasi e kanë kaluar virusin në formën e tij më të lehtë. Aktualisht, nuk janë nën ndikimin e këtij virusi, që ka kaluar pa marrë mjekimin e nevojshëm me dozat e Tamiflusë. Kështu, numri i të prekurve nga virusi në vendin tonë shkon në katër persona. Shqipëria renditet në hartën e vendeve të prekura nga virusi, përkrah qindra vendeve të botës. Specialistët theksojnë se numri i personave, mbartës të këtij virusi, pritet të vijë në rritje, pasi ço ditë ISHP-ja mbledh mostra për kryerjen e ekzaminimeve. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, momentalisht janë 20 raste të dyshuar se janë prekur nga ky virus.
Situata
Drejtori i ISHP-së, Alban Ylli, u bën apel qytetarëve për të mos krijuar panik, pasi virusi nuk është shfaqur agresiv. Njëkohësisht, ai ka bërë thirrje që nuk është nevoja të vendosen maska në hundë dhe gojë, pasi virusi nuk mund të shmanget në mënyrë të tillë. Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP, po përgatisin disa spote publicitare për mënyrën se si duhet të ruhen qytetarët nga prekja e virusit. Ndërsa janë hartuar mijëra broshura të tjera për fëmijët dhe të rriturit, për simptomat dhe masat mbrojtëse. Të gjitha këto broshura do të shpërndahen në kopshte, çerdhe, shkolla apo institucione të tjera. Të vetmit që do të mbajnë maska, janë punonjësit e personelit shëndetësor, të cilët do të kenë kontakt të drejtpërdrejt me personat e prekur nga virusi. Sipas Yllit, qytetarët nuk duhet të ndryshojnë stilin e jetës së përditshme. Ata që duhet të izolohen në shtëpitë e tyre janë vetëm personat që dyshohen si të prekur nga virusi, në mënyrë që të mos ketë përhapje më të gjerë, deri në konstatimet që do të bëhen në mënyrë laboratorike. “Është e vërtetë që bëhet fjalë për tre marinarë të huaj, të cilët kanë shpenzuar pak kohë në spitalin e Durrësit. Kanë marrë përgjigjen e duhur, kujdesin e parë mjekësor dhe faktikisht janë larguar tashmë. Nuk ka nevojë për kufizime të lëvizjeve, të udhëtimeve të stilit klasik të jetës”,- theksoi Alban Ylli. Ministria e Shëndetësisë do të vërë në funksion të situatës një fond prej 350 mijë eurosh, të dhëna nga OBSH-ja. Ministrja kërkoi që mjekët në zonat e largëta të tregohen më të kujdesshëm për rastet që paraqiten dhe të konfirmojnë të gjitha rastet e dyshuara, duke ndjekur udhëzimet e MSH-së. “Ndoshta duhet t’i tërheqim vëmendjen personelit shëndetësor në spitalet rajonale, në mënyrë që të jenë më strikt dhe të kujdesshëm në mbushjen e skedës për rastet e dyshuara, në mënyrë që të konfirmojnë rastin dhe në kohë të lajmërojmë vijën që ka ndjekur rasti i konfirmuar dhe të bëjmë detyrën tonë. Përsa i përket fondit të vënë në dispozicion, fondi mund të ndryshojë”, - u shpreh dy ditë më parë Ministrja Godo.
Rregullat
Në broshurat e reja jepen dhe rekomandimet për shmangien e virusit. Në to, jepen disa këshilla që sipas specialistëve janë një mënyrë për të shmangur përhapjen e virusit në ambientet publike. Specialistët shprehen se kur të teshtihet të vendoset dora para, apo larja e duarve vazhdimisht në mënyrë që të mos infektohen personat e tjerë. “Kur teshtin, apo të kollitet, ose të përdorni shami, ose mund të vendosni krahun në mënyrë që të pengohet ajri i ndotur nga virusi. Shamitë që përdoren nuk duhet të hidhen vend e pa vend, por duhet të hidhen në kosh. Fëmijët të mos pështyjnë në tokë, sepse dhe nga ajo përhapen viruset, -u shpreh Jeta Lakrori, Shefe e Promocionit në ISHP. Fletëpalosjet janë shpërndarë në porte, aeroportin “Nënë Tereza”, dhe pikat kufitare, të cilat informojnë udhëtarët me simptomat e virusit A/H1N1.
Specialistët: ”Mos e përdorni Tamiflunë pa këshillën e mjekëve”
Specialistët e Shëndetit Publik i bëjnë thirrje qytetarëve të mos sigurojnë Tamiflu në rrugë private. Tamifluja do të merret vetëm me rekomandimin e epidemiologut apo mjekut infeksionit, pasi në të kundërt mund të jetë e dëmshme. Specialistët bëjnë të ditur se me Tamiflu, do të pajisen të gjithë spitalet. Antiviralët janë nisur për në spitalet rajonalë për trajtimin e emergjencave të para. Në bazë të situatave të reja epidemiologjike do të përshtaten dhe do të ndryshojnë strategjitë e përdorura nga MSH-ja. Ndërkohë që në masat e marra, nëse në çdo kohë në varësisë të situatës. Aty parashikohet edhe mbyllja e shkollave, çerdheve kopshteve etj. ISHP ka bërë publike mënyrën e monitorimit të të gjithë viruseve që ekzistojnë tek qytetarët, përfshirë dhe gripin e derrit. Specialistët kanë vendosur një mënyrë për sistemin e survejancës së rasteve sindromike të ngjashme me gripin (SNG) për qendrat shëndetësore në Tiranë dhe në të gjithë spitalet e vendit. Nëpërmjet grafikëve, ISHP-ja, jep prirjen e infeksioneve deri në javën e 28-të, që përfshin 12 Korrikun. Të mërkurën e çdo jave prodhohet raporti përkatës për javën e kaluar. Numri i rasteve të raportuara është i njëjtë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në një grafik tjetër jepet një skemë e instrumentit që ISHP-ja përdor për analizimin e shpërthimeve epidemike.
Masat për kryerjen e vaksinimit të popullatës
Drejtuesit e Shëndetësisë theksojnë se e gjithë popullata duhet të vaksinohet ndaj gripit të zakonshëm, pasi më vonë mund të ketë një kombinim. ISHP-ja është furnizuar me një sasi të konsiderueshme Tamifluje, e cila do të shërbejë për kurimin e rreth 4500 pacientëve të parë nëse do të preken nga virusi AH1N1. Ndërsa pritet që të ketë blerje të reja, të cilat më pas mund të shpërndahen nëpër farmaci. Vaksinimi i popullatës është e vetmja mundësi që mund të frenojë përhapjen e virusit. Ndërkohë që në fund të muajit në ISHP do të përfundojë plotësisht Laboratori i Virologjisë, ku do të kryhen të gjitha analizat. Ky është laboratori i parë i këtij lloji në vendin tonë dhe do të mundësojë kryerjen e analizave brenda vendit. Specialistët e shëndetësisë kërkojnë ndërgjegjësimin e popullatës për njohjen e simptomave dhe denoncimin e rasteve pranë strukturave shëndetësore. Shenjat e para të prekjes nga virusi janë temperaturë e lartë, kollë, të vjella dhe diarre. Këto simptoma janë të përafërta me gripin normal dhe për këtë arsye kërkohet kryerja e ekzaminimeve laboratorike, për të konfirmuar nëse rasti është një grip i zakonshëm ose jo.
23 Korrik 2009