E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBG Bank, oferta e re për depozitat

 

NBG Bank hedh në treg ofertën e saj më të re për depozitimin e parave. Tashmë për të gjithë ata që duan të investojnë paratë e tyre në një vend të sigurt dhe në të njëjtën kohë të përfitojnë interesa të larta, ekziston një zgjidhje fitimprurëse, depozitim pranë NBG Bank. NBG Bank vjen përsëri në treg me një ofertë konkurruese për depozitimin e parave. Kjo ofertë është krijuar që të ofrojë sa më shumë fleksibilitet në menaxhimin e kursimeve të klientit. Oferta më e re konsiston në një depozitë 18 mujore për depozitat në Lekë, Euro dhe Dollarë, sipas kërkesës së klientit. Interesat vjetore për depozitat në Lekë shkojnë deri në 17%, për depozitat në Euro deri në 9%, dhe për ato në Dollarë deri në 4%. Oferta e hedhur në treg së fundmi nga NBG Bank tregon edhe një herë se ajo është një ndër bankat më aktive për sa i përket plotësimit të kërkesave të konsumatorit. Përveç sigurisë së lartë, NBG Bank ofron dhe norma interesi shumë të larta. Produkti i ri “Depozita MAX” është një depozitë me afat 18 mujor, e cila përbëhet nga gjashtë periudha tremujore. Pas secilës periudhë përfitohet një interes më i madh se periudha e kaluar. Kjo depozitë është shumë fitimprurëse për klientin, pasi jo vetëm ofron interesa të shkëlqyera, por edhe iu jep mundësinë klientëve të tërheqin interesin e akumuluar në fund të çdo tremujori. Depozitat në këtë bankë janë të garantuara nga grupi financiar më i madh në Evropën Jug-Lindore, NBG Group. Ky grup financiar ka shtrirjen më të madhe në Ballkan, duke ofruar shërbimet e tij pothuajse në të gjithë rajonin. Për këtë arsye, si edhe falë traditës më shumë se një shekullore, NBG Bank konsiderohet edhe si banka tradicionalisht më e besuar në Evropën Jug-Lindore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›