E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet në punë të reduktohen me 15%

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të Punës u miratua projekti i "Strategjisë Kombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, 2009-2013". Aty u diskutuan edhe disa projektvendime, ai "Për mbrojtjen e të miturve në punë" dhe "Për përcaktimin e punëve të vështira", si dhe Raporti Statistikor mbi kontraktimin kolektiv për periudhën janar-dhjetor 2008. Synimi kryesor i strategjisë për sigurinë në punë ishte reduktimi i aksidenteve. Drejtori i Përgjithshëm i Politikave në Ministrinë e Punës, Gjergji Leka, u ndal në risitë që sjell ky dokument strategjik. Leka theksoi se, veç të tjerash "në të përcaktohet reduktimi i numrit të aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale në Shqipëri në masën 15%, për periudhën 2009-2013". Ndërsa ministri i Punës, Anastas Duro, u shpreh se "strategjia parashikon përmirësimin e sistemit të inspektimit nëpërmjet përafrimit të kuadrit ligjor me legjislacionin evropian, krijimin e një sistemi modern dhe unik të shërbimit të inspektimit të punës në të gjithë vendin dhe zhvillimin e një kulture parandalimi të rreziqeve në punë". Një rol mjaft të rëndësishëm në këtë proces fiton edhe struktura e Inspektoratit Shtetëror të Punës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›