E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: OSSH humbi 273 milionë euro

Sistemi energjetik shqiptar vazhdon të vuajë nga sindroma e mospagesës së faturave, por edhe i rrjetit të amortizuar. Për vitin 2008, humbjet e energjisë elektrike, si teknike ashtu dhe në shpërndarje, pësuan një rritje prej 2.6 për qind në krahasim

me vitin 2007. Sasia e humbjeve totale është 2,139 GWh ose rreth 2 miliardë kilovatë energji elektrike, që me çmimin mesatar të faturimit vlerësohet në rreth 273 milionë euro. Këtë minus në bilanc e vuan Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, i cili ndodhet në prag privatizimi. Humbjet në total përbëjnë 32.4 për qind të sasisë së energjisë disponibël për përdorim. Humbjet në shpërndarje janë rritur 2.9 për qind, duke vijuar të zënë pjesën më të rëndësishme të humbjeve në rrjet me 90 për qind. Shifrat janë publikuar dje nga INSTAT-it, të cilat i referohen bilancit të energjisë elektrike për vitin 2008. Pjesa më e madhe e humbjeve shkaktohet nga familjet, me rreth 150 milionë euro, kurse biznesi dhe institucionet shtetërore kanë diferencën.

Sipas INSTAT-it, burimet e energjisë elektrike në vitin 2008 u rritën 12.4 për qind, krahasuar me vitin 2007. Sasia e energjisë së prodhuar dhe asaj të importuar arriti vlerën 6.6 miliardë kilovatë. Prodhimi total i energjisë elektrike në vend u rrit

ndjeshëm me 30.6 për qind, krahasuar me vitin 2007. Sasia totale e prodhuar është 3,8 miliardë kilovatë dhe përbën 58 për qind të burimeve gjithsej të energjisë. Në vitin 2008, burimi i vetëm i prodhimit të energjisë elektrike ishte prodhimi në hidrocentrale. Rritja e konsiderueshme në sasinë e energjisë së prodhuar prej HEC-ve, me 34.3 për qind krahasuar me vitin 2007 ka dhënë ndikimin kryesor në rritjen e prodhimit total të energjisë. Energjia e prodhuar nga HEC-et me koncesion zë vetëm 1.6 për qind të totalit. Me një rritje nga 2007 me 12 për qind. Importi (përfshirë këmbimet) i energjisë elektrike pati një ulje prej 5.9 për qind krahasuar me vitin 2007. Sasia e importuar arriti vlerën e 2.7 miliardë kilovatë nga 2,9 miliardë në 2007.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›