Vizat, PE do të rishohë raportin për Ballkanin
Në draftin e përpiluar nga eurodeputetja sllovene Tanja Fajon, drejtuar Komitetit të PE për shqyrtim, kërkohet që heqja e vizave për Ballkanin Perëndimor të nxisë edhe vende si Shqipëria, Kosova e Bosnja.
BRUKSEL-Komiteti për liritë civile, drejtësi dhe cështje të brendshme në parlamentin europian do të shqyrtojë raportin mbi liberalizimin e vizave me Ballkanin Pereëndimor. Komiteti pritet të votojë mbi këtë raport, sipas draftit të përpiluar nga eurodeputetja e re sllovene, Tanja Fajon e cila argumenton se vendimi politik për heqjen e vizave për vende të tilla si Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, duhet të shoqërohet me një deklaratë e cila nxit Shqipërinë dhe Bosnjen që të arrijnë vendet fqinje. Në këtë draft kërkohet edhe përfshirja e Kosovs në procesin e heqjes së vizave. ”Mendoj se është shumë e rëndësishme që t’u dërgohet një mesazh i fortë dhe qytetarëve të Shqipërisë e Bosnje Hercegovinës. Unë nuk jam dakort që komisioni i la keto dy vende jashte propozimit”, u shpreh Fajon. Amendamenti i shtuar për Kosovën është mirëpritur nga Komisioni Europian, ndryshe nga ai për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bosnjes, pasi zyrtarët e komisionit kanë frikeë se një propozim i tillë jo vetëm që nuk do të miratohej nga vendet anëtare, por do të vinte në rrezik edhe Serbinë e Malin e Zi. Raporti do të votohet në seancën plenare të 24 nëntorit, për t'i kaluar më pas këshillit të Bashkimit Europian në dhjetor. Roli i Parlamentit për cështjet Schengen është konsultues dhe jo detyrues për këshillin me traktatet egzistuese. Pushteti i Parlamentit për cështjet e brendshme pritet të jetë domethënës pas ratifikimit dhe hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës.
(m.a/News24/BalkanWeb)