Aksidentet, nga ngricat dy te vdekur ne Veri
Reshjet e debores dhe ngricat e dy diteve te fundit jane bere shkas per aksidente tragjike, ku raportohet se ne Veri te vendit dy persona kane gjetur vdekjen dhe disa te tjere jane plagosur. Burimet zyrtare ne policine e qarkut te Kukesit bejne te ditur se Naim Basha, 45 vjeç, me banim ne Bujan te Tropojes, punonjes i Sherbimit Informativ Shteteror, si dhe Lumturie Karanxha, nga fshati Lusen i Kukesit, nene e pese femijeve, kane gjetur vdekjen ne dy aksidente te ndodhura gjate pasdites se djeshme. Sipas te dhenave zyrtare, shkak ka qene ngrica ne rruget e Veriut te vendit, gje qe ka shkaktuar edhe daljen e mjeteve nga rruga. Temperaturat kane qene deri ne –10 grade ne keto zona veriore.
Vdes punonjesi i SHISH-it
Naim Basha, 45 vjeç, me banim ne Bujan te rrethit te Tropojes, punonjes i Sherbimit Informativ Shteteror, ka mbetur i vdekur pasi automjeti tip benz qe ai drejtonte ka dale nga rruga. Mjeti eshte permbysur disa here ne pjerresine e maleve te Cernices. Burime te policise se Tropojes thane se aksidenti kishte ndodhur ne afersi te Sopotit. “Ende nuk eshte zbardhur ky aksident. Basha, 45 vjeç, i martuar dhe me femije, ka qene i vetem ne makinen prone e tij.
Bie furgoni ne humnere
Te henen pasdite, rreth ores 16.00, ne komunen Gryke Çaje ne vendin e quajtur “Ura e lapave”, furgoni i linjes Kukes-Çaje dhe anasjellas ka dale nga rruga dhe ka rene ne humnere. Burime te policise thane se si pasoje ka mbetur e vdekur ne vend shtetesja Lumturie Karanxha, rreth 30 vjeçe, nga fshati Fshat, nene e 5 femijeve, si dhe jane lenduar nje numer personash qe ndodheshin ne te. Furgoni i drejtuar nga L. Shehu ka patur drejtimin Kukes-Fshat, ndersa viktima Karanxha mesohet se ka hipur ne furgon ne fshatin Lusen, pasi po kthehej nga nje vizite qe kishte bere te familja e saj. Burime te policise thane se “shkaku i aksidentit ka qene akulli ne rruge, gje qe pohohet edhe nga deshmitare ne vendngjarje. Te lenduarve u eshte dhene ndihma e shpejte nga policia dhe banoret e zones dhe merret vesh se jane jashte rrezikut per jeten perfshi edhe shoferin, i cili eshte lenduar duke marre fraktura te ndryshme.
18 Dhjetor 2007