Vdes pas dy ditesh, ndalohet autori i aksidentit
ELBASAN - Vdes ne spital Artur Sula, 27-vjeçari i aksidentuar dy dite me pare ne aksin rrugor Elbasan – Peqin. Dje, forcat e policise kane ndaluar dhe shoferin e makines Agim Osman Islamin, 41 vjeç, banues ne lagjen “Skenderbej”, Elbasan. Ndalimi i tij ka ardhur per shkak se gjate drejtimit te automjetit ka qene ne gjendje te dehur dhe per kete arsye ka humbur kontrollin e mjetit, tip “Ford Fista”. Ne kete aksidend pasagjeri i tij, Artur Sula, ka pesuar demtime te renda dhe eshte shoqeruar menjehere ne Spitalin Kirurgjik Elbasan. Burime prane spitalit pohuan per “Albania”-n se eshte bere maksimumi per te shpetuar 27-vjeçarin, por ka qene e pamundur pasi viktima ka marre goditje te forta ne koke. Politrauma ne koke ka qene fatale per emigrantin Artur Sula, i cili paraditen e djeshme ka nderruar jete.
Fatjon Binjaku
18 Dhjetor 2007