E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si parandalohet gripi te te gjitha moshat

Flet mjekja. Simptomat e para te virusit gripal dhe rekomandimet per te mos rrezikuar temperature te larte dhe efekte te tjera qe ndikojne negativisht per shendetin
Emanuela Sako

Temperatura e ulet dhe ndryshimi i shpeshte i motit, kane bere qe ditet e fundit te rritet ndjeshem numri i te prekurve nga virusi i gripit. Ditet e fundit, pediatria eshte tejmbushur me pacientet e vegjel, te cilet jane te prekur nga gripi. Mjeket, pohojne se, çdo dite, vijne mesatarisht 200 femije, te cilet marrin mjekimin e nevojshem. Por ata sqarojne se nuk behet fjale per nje epidemi gripale, por per viroze te stines. Sipas tyre, per te pasur epidemi, duhet qe numri i te prekurve te kaloje mbi 500 persona. Mjekja infeksioniste, Alma Hoxhaj, shpjegoi per gazeten “Albania” se simptomat e para te gripit jane me se te dukshme per te percaktuar, semundjen. Nderkohe qe, moshat me te prekura jane femijet dhe pleqte, pasi jane me imunitet me te dobet se mosha mesatare e njerezve.
Simptomat
Virusi i gripit dallohet nga semundjet e tjera, pasi simptomat jane specifike. Simptomat e para te gripit jane temperaturat e larta, dhimbje te muskujve, te kyçeve, kolle te forte dhe te thate. Por, ne disa raste, gripi mund te kete dhe shenja te tjera dalluese, siç eshte rasti ku nje person ka dhimbje barku. Kjo eshte nje nga rastet e veçanta te shfaqjes se virusit. Po keshtu, nje person i prekur nga gripi, mund te kete shfaqje te disa shenjave apo pullave ne lekure, si dhe mund te ndjeje dobesi fizike.
Si mund ta kurojme gripin ne shtepi
Mjekja, Hoxhaj, shpjegon se per te kuruar gripin, duhet vizita e mjekut specialist. Por, per ta kuruar ne kushtet e shtepise duhet qe ne shfaqjen e simptomave te para te merret tableta antigrip, te pihen shume lengje te pasura me vitamine C. Eshte e domosdoshme qe trupi te fuqizohet nepermjet vitamines C. Mjeket rekomandojne qe ne keto raste nuk duhet qe te konsumohen çajrja, por preferohen lengjet ne temperature normale. Pasi çaji i nxehte, ka veti qe ta acaroje me teper laringitin e prekur nga virusi, me ane te nxehtesise. Te prekurit nga virusi i gripit
nuk duhet te perdorin antibiotike pa rekomandimin e specialistit,
duhet te vishen sa me lehte dhe te konsumojne sa me teper supra.
Nga se shkaktohen keto infeksionet
Pjesa dermuese e infeksioneve shkaktohet nga viruse dhe jane mesatarisht 200 te tille qe qarkullojne ne ajer, te cilet infektojne dhe kur kalojne, nuk lene mbrojtje, imunitet. Kjo ben qe keto te perseriten çdo vit. Keshtu, nese ne vere ka shtim te rasteve me probleme te aparatit tretes qe shoqerohen me diarre, ne dimer ka shtim te rasteve te infeksioneve virusale.
Si mund ta dallojme gripin nga rrufa
Nga ana klinike eshte e veshtire te percaktohet qarte nese kemi te bejme me grip apo viroze stinore, por ajo qe e ndan jane permasat e shtrirjes dhe analizat laboratorike. Per keto, duhet medoemos, qe pacientet t’i drejtohen mjekut infeksionist, i cili do te jape rezultatet e sakta, ne menyre qe te mos kete vend per interpretime te ndryshme.
Shenjat e para te rrufes
Shenja e pare e shfaqjes se rrufes eshte mungesa e gjallerise se femijes. Pas disa oresh shfaqen shenjat e verteta. Femija ka temperature qe mund te shkoje deri ne 39 grade, ka skuqje sysh, kullim hundesh, dhimbje fyti, dhimbje veshi, humbje oreksi, dhimbje muskujsh, dobesi te pergjithshme dhe kolle. Ne disa raste te tjera femija mund te kete dhimbje te forta barku, gje qe shpesh ngaterron rrufen me probleme te aparatit tretes, shpesh kane diarre dhe te vjella. Sa me i vogel te jete femija, aq me te renda jane shenjat sepse shkalla e imunitetit eshte e ulet dhe kunderpergjigja e organizmit eshte me e ulet. Keto shenja qetesohen pas 3-4 ditesh, dhe pas nje jave zbuten shenjat madhore. Mund te mbetet kolla, e cila zhduket gradualisht.
Çfare duhet te bejne prinderit kur femija eshte me rrufe
Rrufa eshte nje semundje simptomatike dhe si e tille duhen trajtuar simptomat. Keshtu, nese femija ka temperature, i duhet dhene paracetamol nje here ne kater ore dhe jo me shume se 10-15 miligrame per kg peshe trupore. Nese ka dhimbje veshi, i duhet dhene paracetamol dhe kompresa te ngrohta te veshi. Per kollen rekomandohen avujt dhe çajra te ndryshme. Mjaft efikas eshte dhe qumeshti me mjalte apo sode buke. Keshtu, ne nje filxhan me qumesht te ngrohte mund te hidhni nje luge mjalte ose nje maje luge sode buke. Sigurisht femijes i duhen dhene shume lengje, sidomos uje. Per sa i perket ushqimit, i duhen dhene supa me perime dhe shume fruta.
Menyra e ushqyerjes
Mjeket terheqin vemendjen se per parandalimin e virozeve ndikon menyra e ushqyerjes. Menyra e ushqyerjes eshte shume e rendesishme per furnizimin e organizmit me energji dhe per pasoje edhe per te perballuar pa problem periudhen e nderrimit te stineve. Natyrisht, rekomandohet nje regjim ushqimor i balancuar dhe i pasur me vitamina, kripera minerale dhe proteina, qe nderrimi i stineve te perballohet pa problem. Duhet te jene ushqime me shume kalori, sepse ne kete menyre mund te perballohen me mire ndryshimet klimaterike. Mjaft e rendesishme eshte qe te shtohen vitaminat dhe magnezi qe i falin energji organizmit. Ato ndihmojne ne forcimin e sistemit imunitar dhe per pasoje ne parandalimin e mjaft semundjeve. Persa u perket vitaminave, burimi me i mire i tyre jane perimet dhe frutat e fresketa te stines.
Dieta dimerore
Supa e ngrohte me perime e shoqeruar me spec djeges, shume mjalte, kivi, kunguj dhe karota. Kjo eshte dieta qe rekomandojne mjeket popullore kunder te ftohtit, e cila forcon imunitetin tuaj ndaj gripit. Per t’u ngrohur dhe ushqyer organizmin, duhet ta ndihmoni ate per te mbajtur nje temperature konstante me kalorite e nevojshme. Sugjerohet perdorimi i supave te ngrohta me baze perimet. Mos harroni, perdorni sa me shume perime dhe fruta te fresketa qe permbajne vitaminat “A” dhe “C”, si portokallet, mandarinat, kivi, spinaqi, kungulli dhe karotat. Sigurisht, nuk duhet ta harroni as vitaminen E, e cila ndodhet me shumice te produkte te tilla si gruri, bajamet, luledielli, arrat, patatet dhe lajthite. Nese ndiqni keshillat e dietes se mesiperme me asortimentet e sugjeruara, kete dimer do te keni me pak shanse per t’u prekur nga gripi apo semundjet e tjera te stines. Mjalti konsiderohet si nje nder produktet qe barazohet me kura mjaft efikase. Nese e shoqeroni ate me qumesht te ngrohte, ndihmoni aparatin tretes dhe si rrjedhim trupi juaj do te marre sasine e nevojshme te vlerave ushqimore. Nje nga perimet me te rendesishme ne nje diete eshte edhe karota, e cila ne saje te Betakarotenit qe gjendet ne te krijon antitrupa, te cilet krijojne kushte mjaft pozitive per trupin tuaj ne dimer.

Simptomat e Gripit
1-Temperature (tek te gjitha grupmoshat)
2-Diarre (kryesisht tek femijet)
3-Te vjella (tek te vegjlit)
4-Keputje (tek te gjitha grupmoshat)
5-Kolle e thate (tek te gjitha grupmoshat)
6-Rrufe (tek te gjitha grupmoshat)
Keshillat
1-Pacientet te drejtohen te mjeku sapo t’u shfaqen simptomat e para
2-Nuk duhet te perdorin antibiotike apo anti-grip pa rekomandimin e specialistit
3-Duhet te vishen sa me lehte
4-Te perdorin fruta dhe vitamina C
5-Te perdorin sa me shume lengje dhe supa

18 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›