E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ka njerez te mire por sisteme te mira

Nga Zamira Çavo

Shume pak njerez besojne se vajtja e Lulzim Bashes ne prokuroi do te zgjidhe ndonje gje, apo me se paku do ti jape pergjigje gjithe atij orteku qe eshte ngritur mbi korrupsionin ne rrugen “Durres Morine”. Madje shume pak besojne qe dhe arrestimet e bujshme te qeverise Berisha ne lidhje me korrupsionin do te zbusin qofte edhe pak permasen e perbindshme qe ka marre kjo dukuri ne vend. Duket sikur korrupsioni eshte tashme dukuria me e “natyrshme” qe shoqeron çdo qeverisje majtas apo djathtas.
Dhe “betimet” per luften kunder tij kane bere qe te nderrohen krahet ne pushtet. Deri dje duket se ai krah qe ka patur si moto te veten “luften kunder korrupsionit” ka fituar dhe “betejen e viteve”.
Dje, kur Berisha ne krye te opozites akuzonte per korrupsion te majten qeverisese, kur perdorte te gjithe bagazhin e mundshem te fjalorit, xhestikulacionit dhe argumentit per te treguar si dhe ku shfaqej korrupsioni, ne ate kohe njerezit me se paku kishin besim se “ky njeri i mire” do te dinte te frenonte kete dukuri qe sipas nje pjese njerezish, ishte dukuri e “socialisteve”. Berisha u ngrit ne syte e njerezve si opozitari me i ndershem, e me punetori! Ok. Dhe njerezit e votuan. Tashme duket se kane ndryshuar mendim.
Ky ndryshim ka ne baze jo vetem opozitarizmin e Braçes dhe impaktin qe ka te njerezit argumenti me faktet qe ai sjell per raste konkrete, por dhe sepse media, mire ose keq, me dashje po shpesh dhe pa dashje, nxjerr ne drite fakte qe deshmojne jo aq per “ndershmerine” e Berishes se sa per korrupsionin galopnat te kryer dhe nga ai vete! “Njeriu i ndershem Berisha” i mbeti se kaluares. Ai nuk ka me “imunitet” ndaj akuzave per korrupsion.
Ne kete rast kam degjuar dhe opinioniste dhe gazetar e politikane, qe fajin e puntojne drejt individeve, duke pretenduar se duhen gjetur “njerez te mire e te pakorruptueshem” per ta nxjerre vendin nga kolapsi ku e kane future keta individe te korruptuar!
Ne Shkencat politike ka nje postulat qe ka vlere universale: Nje shtet qe te zhvillohet nuk ka nevoje per njerez te mire por per institucione te mira! Filozofi i madh Karl Popper, dikur thoshte: “Dhe individet me te ndershem mund te korruptohen, pra nuk na interesojne njerez te mire, por institucione te mira, qe lejojne te qeveriset drejt e me drejtesi!” Kjo eshte thembra e Akilit per shtetin tone. Institucionet qe me se shumti nuk funksionojne. Prandaj ndodh qe njerezit perfliten, denohen dhe perseri cikli vazhdon me emra te tjere.
Keshtu asnjehere nuk do shpetojme dot nga akuzat mbi korrupsionin dhe asnjehere nuk do te shikojme frytet e besimit qytetar mbi shtetin e tyre. Eshte kjo nje arsye mjaft serioze, qe njerezit kane humbur besimin tek politikanet e nominuar, kane humbur dhe besimin te politika dhe me tej akoma te e ardhmja. Kjo eshte humbja me e madhe qe mund te pesoje nje shtet.
Ne Shqiperi institucionet funksionojne sipas interesave te titullareve, pa patur parasysh ligjin ku institucioni mbeshtet aktivitetin e vet dhe rregullores se tij. A nuk po ndodh keshtu rendome ne ministri? Ja le lexuesit te zgjedhe qofte dhe vetem nje reforme ne qofte dhe vetem nje institucion, qe ta shikojne nen kete kendveshtrim dhe me siguri do te bindet qe asnje reforme nuk eshte e perspektives por e momentit, madje e momentit per perfitim individual! Shpesh dhe kriteret per marrjen ne pune behen te tilla sa qe vetem emri i personit, te cilin titullari ka vendosur ti “beje nder”nuk eshte shkruar! Nga institucione te tilla, nga reformat e tilla nuk mund te presesh qe individi “ i mire” te ndryshoje gjendjen. Ky lloj mekanizmi vazhdimisht do te pjelle njerez “te korruptuar”, ku fajin nuk e kane me individet.
Ja pse askush nuk besoj se deshiron te vetegenjehet kur neser prokuroria do te “gjeje fajtoret” e korrupsionit te rruges Durres Morine, apo te shperdorimeve ne KESH apo…. (Se mund te listojme me ore te tera institucionet), tek disa individe qe sigurisht kane ndonje firme gjekundi ne keto shperdorime , e ta quajne se korrupsioni u “denua”.
Mbi 300 vjet me pare Monteskje thoshte: Nese nje shtet kerkon te zhvillohet ai duhet me se pari te krijoje nje kushtetute, e cila duhet te jete e tille, qe çdo shtetas te detyrohet te beje ate qe kerkon ligji dhe jo ate qe ligji e ndalon.”
Me se fundi dua te sjell ne vemendjen e lexuesit frazen e Deputetit Spartak Ngjela ne diskutimin e fundit ne Parlament: “Nga viti 1992 nuk jane zhvilluar asnjehere zgjedhje te lira e te pakontestuara, por askush nuk eshte denuar sepse institucioni i akuzes nuk ka funksionuar si i tille….”
Prandaj ka ardhur koha kur dhe media, qe ushqehet me skupe emrash, te mendoje qofte edhe nje çast se “fajin” nuk e kane vetem individet, por mbi te gjitha sistemi. Ky duhet te jete objektivi ku duhet drejtuar vemendja e te gjitheve.

18 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›