Aksidentet, një i vdekur dhe dy në koma gjatë 24 orëve
Treni i linjës Tiranë-Durrës i ka rrezikuar jetën një fëmije tre vjeç, në periferi të Tiranës. Policia e kryeqytetit njoftoi se dje, në orën 09:00, treni i linjës Tiranë-Durrës, ka aksidentuar një fëmijë në zonën që njihet si Nish-Tulla nr.3. Policia tha se u kryen veprimet procedurale, nga ku rezultoi se treni i linjës Tiranë-Durrës ka aksidentuar fëmijën Erik Afrim Arapi, 3 vjeç, me banim në këtë zonë, i cili u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes dhe paraprakisht thuhet se makinisti, që drejtonte trenin, nuk ka pasur mundësi të shmangë aksidentin.
Ndërkohë, dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Fier e Lushnjë, pasi rezultojnë autorë të dy aksidenteve me pasoja të rënda. Një prej aksidenteve ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës në Rrethin e Lushnjës, ndërsa aksidenti më i rëndë, ku humbi jetën një 80-vjeçar, ka ndodhur në orën 06:00 të mëngjesit të së enjtes, në qytetin e Patosit. Burimet policore të Komisariatit të Fierit bëjnë të ditur, për gazetën "Shqip", se në orën 07:00 të mëngjesit të së enjtes i kanë vënë prangat shtetasit Shemsi Jaupi, i cili akuzohet se, ndërsa drejtonte një autobus të punëtorëve të naftës, ka përplasur 80-vjeçarin Barjam Shehaj, i cili ka gjetur vdekjen. Sipas burimeve të policisë së qarkullimit, mësohet se shkak i këtij aksidenti të rëndë ka qenë shpejtësia me të cilën lëvizte autobusi i drejtuar nga Jaupaj. Ndërkohë, mësohet se 80-vjeçari ka qenë duke kryer gjimnastikën e mëngjesit, pasi mjeku kardiolog ia kishte sugjeruar këtë.
I arrestuari tjetër për një aksident rrugor është Kastriot Qoku, 22 vjeç. Sipas burimeve policore të Lushnjës, ai është shkaktar i përplasjes së dy motoçikletave në rrugën Çermë-Divjakë. Sipas policisë, Qoku ka kryer një parakalim të gabuar dhe për pasojë është përplasur me një motoçikletë tjetër, që drejtohej nga shtetasi me inicialet S.S., 57 vjeç, i cili është plagosur rëndë. Sipas mjekëve të Lushnjës, gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë dhe për këtë arsye e kanë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.