Korrupsioni: Koncepte dhe terminologji
Në fjalorin aktual të mjedisit shqiptar, por edhe më gjerë, fjala "korrupsion" rezulton të jetë me një përdorim shumë frekuent. Kjo fjalë, në jo pak raste rezulton të ketë edhe përdorim të gabuar, falë një kuptimi jo të plotë të përmbajtjes së këtij koncepti. Disa sondazhe të kryera nga organizata prestigjioze, e konfirmojnë këtë përfundim. Një përkufizim i këtij koncepti nuk është kurdoherë i lehtë për shkak të larmisë së madhe të formave të shfaqjes së tij. Megjithatë, në të gjitha rastet janë prezentë disa elementë të përbashkët si: dhunimi i ligjit, rregullit apo normave etike; dëmtimi i interesave publike në kurriz të interesave të individëve etj. Në të gjitha rastet korrupsioni realizohet aty ku interesat publike priten me interesat e individëve në favor të këtyre të fundit etj. Duke u përpjekur të formulojmë një përkufizim mbi korrupsionin vërejmë se: korrupsioni është devijimi nga detyra, ligji, rregulli apo normat etike të zyrtarit apo institucionit publik, në favor të përfituesit të kësaj sjelljeje, e cila është ndikuar nga një shpërblim, premtim, trajtim preferencial, i ofruar, i dhënë, i kërkuar apo i pranuar.
Ja disa nga format e shfaqjes së korrupsionit dhe përmbajtja e tyre. Bakshishi është një nga format më të hershme dhe e ka prejardhjen nga një term arab, që lidhet me një shumë relativisht të vogël që i jepet një lypësi apo dikujt për një shërbim që kryhet (për shembull: kamerierit,taksistit etj). Ai herë-herë ka edhe kuptimin e përmbajtjen e lëmoshës, ose të një shpërblimi (A do të shikosh se çfarë ka në kutinë e mbyllur? Më jep një bakshish!). Por aty ku shuma e bakshishit është e fryrë apo kërkesat për të janë të paligjshme, bakshishi është sinonim me ryshfetin. Dhuratat janë po ashtu një praktikë e kahershme në shumë shoqëri, me anë të të cilave njerëzit ofrojnë sende me vlerë apo ndere në rrethana të ndryshme sipas zakoneve vendase. Në vende të ndryshme të botës, dhënia e dhuratave është e lejuar, ndërkohë që në vende të tjera është e kufizuar në vlerë ose tërësisht e ndaluar.
Kurdoherë në raport me korrupsionin, problemi lind kur dhënia e dhuratave një zyrtari, pritet të shndërrohet në një trajtim preferencial ndaj dhënësit të dhuratës dhe ajo mund të konsiderohet si ryshfet. Favorizimi është një dukuri tjetër që mund të trajtohet si korrupsion, por nuk është kurdoherë i tillë. Favorizimi i referohet tendencës normale njerëzore për të preferuar të njohurit, miqtë dhe familjen në krahasim me të panjohurit. Prandaj, nuk është gjithmonë një formë e korrupsionit. Megjithatë, kur zyrtarë të sektorit publik (dhe atij privat) tregojnë trajtim preferencial për të shpërndarë në mënyrë të padrejtë pozicione dhe burime, ata janë fajtorë për kronizëm dhe nepotizëm, në varësi të marrëdhënies së tyre me personin që merr përfitimin. Një formë tjetër e përafërt me këtë dukuri është edhe ajo që përmendëm më sipër tek emërtuar "kronizëm" (kumbari). Kjo i referohet trajtimit preferencial të miqve dhe të njohurve në shpërndarjen e burimeve dhe pozicioneve publike, pavarësisht kualifikimeve të tyre objektive.
E përngjashme me sa më sipër është koncepti i nepotizmit, i cili përdoret zakonisht për të treguar një formë trajtimi preferencial të rrethit familjar. Ai përshkruan situata në të cilat një person përdor pushtetin apo autoritetin e tij për të prokuruar punë dhe ndere për të afërmit e tij. Shumë presidentë me pushtet të pakufizuar janë përpjekur të sigurojnë postet e tyre të pasigurta duke emëruar anëtarë të familjeve të tyre në poste kryesore politike, ekonomike, ushtarake dhe policore, në aparatin shtetëror. Edhe "patronazhi" është një formë e shfaqjes së korrupsionit, e ngjashme me format e mësipërme.
Patronazhi i referohet mbështetjes apo sponsorizimit të një mbrojtësi (protektori të pasur ose me influencë). Patronazhi përdoret për shembull për të realizuar takime për punë në shtet, ngritje në detyrë, kontrata për punë etj.
Megjithatë "nuk ka gjëra badihava": shumë protektorë motivohen nga dëshira për të fituar pushtet, pasuri dhe status shoqëror nëpërmjet sjelljes së tyre të patronazhit. Patronazhi kur i shkel kufijtë e influencës së ligjshme politike dhe thyen parimin e meritës dhe konkurrimit mund të kualifikohet si korrupsion.
Një formë tjetër e përhapur e korrupsionit është "haraçi", i cili paraqitet si "kthimi" i një nderi të padrejtë apo shërbimi të kryer, një pagesë e paligjshme sekrete e kryer si kthimi i një nderi. Për shembull, A-ja i bën B-së një nder, dhe B-ja ia kthen nderin A-së me një haraç, "diçka të vogël" në këmbim.
Klientelizmi është një marrëdhënie informale midis njerëzve të pozicioneve të ndryshme shoqërore dhe ekonomike, që bart korrupsionin si midis shefit, bosit, pronarit dhe "klientëve" të tij; vasalëve, pasuesve, vartësve, ushtarëve. Kjo marrëdhënie, e cila mund të jetë e korruptuar, përfshin një shkëmbim të ndërsjellë, por të pabarabartë nderesh. Praktikat trashëgimore dhe klienteliste mund të institucionalizojnë elitat hegjemonike dhe korrupsionin politik, që shpesh arrin rangjet më të larta të pushtetit shtetëror.
Referuar impaktit që korrupsioni ka në jetën shoqërore dhe politike, zakonisht quhet si "korrupsioni burokratik", "administrativ" apo "i vogël" dhe "korrupsion i madh", "politik". Zakonisht, korrupsioni publik ose i vogël dallohet nga "korrupsioni politik" apo "i madh" në shkallën sa mund të dallohet administrata nga politika. Korrupsioni i vogël (i quajtur edhe korrupsion administrativ apo burokratik) është korrupsioni i përditshëm, që është i vendosur në segmentet fundore të zbatimit të politikës, aty ku takohen drejtpërdrejt burokratët dhe publiku. Korrupsioni i vogël përshkruhet si korrupsion për "mbijetesë" (korrupsion nga nevoja), një formë korrupsioni që ndiqet nga punonjës të nivelit të ulët ose të mesëm, të cilët kanë paga të ulëta dhe që për të ushqyer familjen, si dhe për të përballuar nevojat e tyre të jetesës, varen kryesisht nga përfitimet e vogla por të paligjshme. Edhe pse në korrupsionin e vogël shumat që përfshihen janë shumë herë më të vogla sesa ato që ndërrojnë duar në akte të korrupsionit politik apo të madh, këto shuma nuk duhen konsideruar të "vogla" për ata që ndikohen negativisht prej tij.
Korrupsioni i vogël në mënyrë joproporcionale dëmton pjesëtarët më të varfër të shoqërisë, të cilët mund të ndeshen rregullisht me kërkesa për ryshfet në ndërveprimet e tyre me administratën publike, si dhe me shërbimet si spitalet, shkollat, autoritetet vendore të licencave, policinë, autoritetet tatimore etj.
Korrupsioni i nivelit të lartë apo korrupsioni "i madh" ndodh në majën e formulimit të politikave. Nuk i referohet sasisë së parave që përfshihen, por nivelit në të cilin ai kryhet, aty ku politikat dhe rregullat ndikohen në mënyrë të padrejtë.
Llojet e transaksioneve që tërheqin korrupsionin e madh janë zakonisht shumë të konsiderueshme, prandaj në to përfshihen më shumë para se në korrupsionin burokratik apo korrupsionin e vogël. Korrupsioni i madh shpesh përdoret si sinonim i korrupsionit politik. Termi "korrupsion politik" konceptohet në mënyra të ndryshme, sipas literaturës së fundit për korrupsionin. Në disa shembuj, ai përdoret si sinonim i korrupsionit të madh apo korrupsionit të nivelit të lartë dhe i referohet shpërdorimit nga drejtuesit politikë të pushtetit që u është besuar. Në raste të tjera ai i referohet korrupsionit brenda proceseve politike dhe zgjedhore. Në të dyja rastet, korrupsioni politik jo vetëm që çon në shpërndarjen e keqe të burimeve, por edhe shtrembëron mënyrën nëpërmjet të cilës u morën këto vendime.
Për nga mënyra se si është shpërndarë dukuria e korrupsionit në një shoqëri dallojmë korrupsionin "sporadik" dhe korrupsionin "sistemik". Korrupsioni sporadik është e kundërta e korrupsionit sistemik. Ai ndodh në mënyrë të çrregullt, ndaj nuk kërcënon mekanizmat e kontrollit, as ekonominë.
Nuk dëmton, por mund të minojë seriozisht moralin dhe gërryejë burimet publike. Në mënyrë më të thjeshtë, kuptimi mbi korrupsionin sistemik apo epidemik ndodh kur korrupsioni është bërë aspekt përbërës dhe themelor i sistemit ekonomik, shoqëror dhe politik. Ai është shndërruar në një situatë, në të cilën institucionet dhe proceset kryesore të shtetit dominohen përgjithësisht nga individë dhe grupe të korruptuarish dhe pjesa më e madhe e njerëzve nuk kanë alternativa të tjera për të ndërvepruar me zyrtarë të korruptuar. Shembuj të vendeve me korrupsion sistemik janë aktualisht Bangladeshi, Nigeria, Kameruni etj.
Forma të tjera të korrupsionit janë dhe ato që në gjuhën e përditshme thirret si "lyerja e rrotës" dhe "prebenda".
"Lyerja e rrotës" është një ryshfet, që shpesh shihet nga këndvështrimi i mitëdhënësit si një pikë vaji që i hidhet rrotës për të lëvizur më mirë, përdoret për të shmangur burokracinë e tepërt me qëllim që procesi të ecë më shpejt. Veçanërisht dukuri të tilla hasen në hipoteka, në organet gjyqësore etj., dhe bëhen me qëllim për të shpejtuar procedurat e zakonshme dhe shkurtuar afatet kohore. Në kontekstet historike fetare, "prebenda" u referohej të ardhurave nga një pronë e kishës që ndahej sipas anëtarëve të klerit. Sot, prebenda u referohet të ardhurave joproduktive, për shembull të ardhurave nga ryshfetet dhe forma të tjera të korrupsionit, që vilen nga punonjësit publikë me akses në burimet publike.
Korrupsioni paraqitet edhe si një lloj "rreziku fiduciar" i cili, në kontekstin e ndihmës zhvillimore, është rreziku që fondet e donatorëve mund të mos përdoren për qëllimet e përcaktuara, të mos arrijnë rezultatet e kërkuara, dhe/ose të mos justifikohen dot. Rreziku fiduciar është një nga shqetësimet kryesore dhe shpesh është i pranishëm në rastin kur donatorët japin mbështetje të drejtpërdrejtë financiare, kur sistemet e menaxhimit financiar publik, të qeverive partnere, janë shpesh relativisht të dobëta.
Forma më e pastër dhe e qartë e korrupsionit është "ryshfeti" që përfaqëson veprimin për ofrimin te dikush të parave, shërbimeve, apo sendeve të tjera me vlerë, me qëllim për ta bindur atë që të bëjë diçka si shkëmbim në favor të atij që jep paratë.
Në fund të fundit, ryshfeti është korrupsion. Në gjuhën e përditshme, ryshfeti quhet edhe haraç, bakshish, zarf, pagesë nën dorë etj. Si marrja, ashtu edhe dhënia e ryshfetit, ashtu si edhe propozimi apo premtimi për ryshfet është parashikuar nga legjislacioni ynë penal dhe dënohet si vepër penale. Ryshfeti në trajtimet juridike ose publicistike paraqitet si korrupsion aktiv dhe pasiv. Ryshfeti aktiv i referohet shkeljes së kryer nga personi që premton apo jep ryshfetin; në kontrast me "ryshfetin pasiv" që është shkelja e kryer nga zyrtari që merr ryshfetin. Ryshfeti aktiv vepron në krahun e ofertës, kurse ryshfeti pasiv vepron në krahun e kërkesës.
Referuar përcaktimeve të bëra sipas Konventës së Kodit Penal të Këshillit të Evropës për Korrupsionin, ryshfeti aktiv i zyrtarëve publikë përcaktohet si "premtimi, ofrimi apo dhënia nga dikush, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, të përfitimeve të paligjshme... për veten apo për dikë tjetër, që ai/ajo të veprojë ose të mos veprojë në ushtrimin e funksioneve të tij/saj".
Po ashtu, ryshfeti pasiv është "kërkesa apo marrja... drejtpërdrejt ose tërthorazi e avantazheve të paligjshme, për veten apo dikë tjetër, ose pranimi i një oferte apo i një premtimi për një përfitim të tillë, që ai/ajo të veprojë ose të mos veprojë në ushtrimin e funksioneve të tij/saj".
Në arsyetimet e mësipërme është e nevojshme dhe e rëndësishme të theksohet se "ryshfeti aktiv" jo gjithmonë nënkupton se mitëdhënësi ka marrë nismën i pari. Në fakt, shpesh ndodh e kundërta. Personi që merr ryshfetin është shpesh ai që e ka kërkuar atë i pari. Në një farë kuptimi, ky person është palë më "aktive" në këtë transaksion. Forma të tjera jo më pak të rëndësishme të shfaqjes së korrupsionit janë "shitja e interesit" dhe "trafiku i influencës". Shitja e interesit ndodh kur një profesionist nxjerr përfitime në shkëmbim të përdorimit të ndikimit të tij për të përparuar padrejtësisht interesat e një personi apo pale të caktuar. Shitja e interesit trajtohet nëpërmjet ligjeve të transparencës dhe deklarimit të interesave, të cilat kanë si qëllim të nxjerrin në pah marrëveshje të dyshimta. Trafiku i influencave i referohet shkëmbimit të avantazheve të pamerituara ndërmjet një zyrtari publik dhe një anëtari të publikut. Për shembull, një zyrtar publik mund të premtojë të përdorë influencën e tij të vërtetë apo të supozuar në përfitim të një personi tjetër në shkëmbim të parave ose ndereve të tjera. Korrupsioni i kontrolluar përkundër korrupsionit të pakontrolluar është një klasifikim tjetër i korrupsionit për efekte analize. Ato përgjithësisht janë të lidhura dhe dallohen midis tyre nga roli i shtetit në këto dukuri. Kështu, në disa vende ekziston korrupsioni i centralizuar, i bashkërenduar dhe i disiplinuar (i kontrolluar), kurse në vende të tjera ai është i decentralizuar, i çrregullt dhe i padisiplinuar (i pakontrolluar). Këto janë tipe ideale (kategori analitike) dhe shumë vende mund të karakterizohen si diku ndërmjet këtyre dy lloj korrupsioneve. Në rastin e korrupsionit të kontrolluar, elita në pushtet ka një kontroll relativisht të fortë mbi proceset dhe të ardhurat nga korrupsioni. Shembuj të tillë janë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe "tigrat ekonomikë" si Koreja e Jugut dhe Tajvani, të cilat përjetuan rritje ekonomike të shoqëruar nga niveli i lartë i korrupsionit (të kontrolluar). Në rastin e korrupsionit të kontrolluar, edhe bizneset do të jenë në gjendje të parashikojnë dhe të vlerësojnë nivelin e korrupsionit dhe ta përfshijnë atë si një shpenzim të matshëm. Prandaj, korrupsioni i kontrolluar nuk do të jetë një pengesë kryesore për investimet dhe tregtinë. Në vendet me korrupsion të pakontrolluar, korrupsioni ka tendencë të jetë më i përhapur dhe më i paparashikueshëm. Drejtuesit e shtetit nuk mund të kontrollojnë të ardhurat nga ky fenomen, personat përfitues dhe burimet e tij. Korrupsioni i pakontrolluar në përgjithësi konsiderohet si më i dëmshëm për ekonominë e një vendi, edhe pse korrupsioni i kontrolluar mund të ketë efekte negative në ekonomi në planin afatgjatë.
Forma më agresive e korrupsionit është Kleptokracia (nga ‘klepto‘ - vjedh, dhe ‘kratos‘ - sundoj: ‘sundim nga vjedhësit‘). Kleptokracia është një sistem politik i dominuar nga ata që vjedhin nga arka e shtetit dhe praktikojnë zhvatjen si metodë pune. Kleptokratët më të njohur kanë qenë Duvalier (‘papa Dok‘) i Haitit, Mobutu i Zahiresë, Bokassa i Republikës së Afrikës Qendrore dhe Suharto i Indonezisë.
Por forma më e rrezikshme e korrupsionit paraqitet "Kapja e shtetit". Ajo është dukuria në të cilën interesat e jashtme (shpesh sektori privat, mafia, rrjetet etj.) janë në gjendje të përpunojnë ligjet, politikat dhe rregullat e shtetit për përfitimin e tyre (kryesisht financiar), me anë të transaksioneve korruptive me zyrtarë publikë dhe politikanë. Nocioni i kapjes së shtetit rrjedh nga konceptet tradicionale të korrupsionit, në të cilin një burokrat mund të përfitojë ryshfete nga individë apo kompani të pafuqishme, ose në të cilin politikanët vjedhin asetet shtetërore. Kapja e shtetit njihet si problemi më shkatërrimtar dhe më pengues për të luftuar korrupsionin, mbi të gjitha në ekonomitë në tranzicion me procese të paplota apo të shtrembëruara të konsolidimit demokratik dhe me të drejta të pasigurta të pronës.
Qartësimi i koncepteve në lidhje me korrupsionin do t‘u shërbejë më mirë organizmave qeveritare për të ndërtuar strategjitë dhe taktikat e luftës kundër korrupsionit, ashtu si edhe qytetarëve që janë të interesuar drejtpërdrejt për t‘u përfshirë në këtë proces, pasi në fund të fundit interesat e tyre ndihen të cenuara.