Arsimi Prioritet? Një tjetër premtim i pambajtur!
"Shpenzimet publike për arsimin, përfshi atë universitar, do të përbëjnë zërin e parë në buxhetin e shtetit, duke arritur në një nivel prej 5% të prodhimit të brendshëm bruto", shkruhet në programin qeverisës 2005-2009. Me ardhjen në pushtet, qeveria aktuale u angazhua të rriste shpenzimet buxhetore në arsim, duke njohur kështu gjendjen e mjeruar të arsimit në vend dhe domosdoshmërinë e rritjes së shpenzimeve dhe investimeve në arsim si një nga mënyrat kryesore për të përmirësuar këtë situatë. Por, buxheti i porsa hartuar për vitin 2009 tregon qartë se qeveria "Berisha" ka dështuar në mbajtjen e këtij premtimi.
***
Arsimi duhet konsideruar si një kapital i madh e i çmuar për kombin në përgjithësi dhe për çdo individ në veçanti. Aftësitë e fituara nga arsimi i lartë janë një faktor shumë i rëndësishëm për demokratizimin, zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e vendit. Në kohët e sotme të globalizmit dhe të aspiratave tona për integrim në strukturat euroatlantike, asnjë formë e shkollimit nuk mund të zhvillohet në një kontekst kryekëput kombëtar, pasi globalizmi nuk është një proces që ndodh vetëm në nivel ekonomik, por edhe në nivel të shkëmbimit të njerëzve dhe të ideve. Në këtë këndvështrim, vende të ndryshme në Evropë kanë përqafuar trendin e një ristrukturimi të ngjashëm të arsimit të lartë në nivel financimi dhe administrimi, pavarësisht ndryshimeve shoqërore, politike dhe ekonomike mes tyre. Ky trend ka nisur në saj të nevojës gjithnjë e në rritje për të gjetur përgjigje dhe zgjidhje të përbashkëta (në rang ndërkombëtar) për probleme të ngjashme (në rang kombëtar). Me krijimin e një shoqërie të integruar, gjithnjë e më të prirur drejt dijes dhe teknologjisë, investimi në arsim bëhet absolutisht i nevojshëm për të evituar një polarizim potencial mes atyre që kapin ritmet e këtij trendi arsimor dhe zhvillimor dhe atyre që mbeten prapa. Fatkeqësisht, Shqipëria bën pjesë në kategorinë e dytë, ku premtimet dhe strategjitë kanë mbetur në nivel demagogjish, ndërsa sistemi ynë i arsimit të lartë vazhdon të mbetet i mangët në përballimin e sfidave për t‘ju përshtatur standardeve evropiane, e aq më pak, për të qenë konkurrues me to.
***
Ndonëse në spotin e Ministrisë së Arsimit flitet për një rritje të fondeve për arsimin, në projektbuxhetin 2009, arsimi mbetet në vlerën 3.55% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Një shifër absolutisht e ulët krahasuar me mesataren 6% që vendet e OECD shpenzojnë nga fondet publike për arsimin. Gjithashtu, shpenzimet kapitale për investime vazhdojnë të mbeten tejet të ulëta pavarësisht premtimeve qeverisëse për priorizim dhe forcim të universiteteve dhe kthim të tyre, përmes investimeve, në institucione që përveç shpërndarjes së diplomave kontribuojnë edhe në zhvillimin e zonave ku ato ndodhen. Parashikimi i një vlere tejet të ulët të investimeve në Arsimin e lartë dëmton edhe reformën shumë të trumbetuar të liberalizimit të universiteteve. Me numrin e madh të studentëve dhe uljes drastike të investimeve, shpenzimet mesatare për student do të jenë shumë më të vogla se vitet e kaluara.
Edhe arsimi i mesëm profesional vuan nga ky projektbuxhet, duke mos gëzuar përparësinë që premtoi qeveria "Berisha" në programin e saj qeverisës për të favorizuar ngritjen e shkollave të mesme profesionale në përputhje me tendencat rajonale të zhvillimit ekonomik të tregut të punës, të cilat do të mundësonin tërheqjen e më shumë se 40% të nxënësve të shkollave të mesme. Arsimit profesional jo vetëm që nuk i është dhënë përparësi, po fondet për të kanë pësuar ulje për vitin e tretë rresht këtë vit duke përkeqësuar situatën e konstatuar në Strategjinë Sektoriale të Punësimit 2007-2013, ku shprehet se "sistemi aktual i Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) në Shqipëri mbetet i dobët, si nga pikëpamja sasiore, ashtu dhe nga cilësia. Në përgjithësi, ka mungesë të infrastrukturës së përshtatshme, financim të pamjaftueshëm, nivel të ulët të burimeve njerëzore, kurrikula të vjetruara dhe metodë menaxhimi të tejkaluar".
Këto fakte tregojnë qartë se arsimi nuk përbën prioritet për këtë qeveri. Fatkeqësisht, të gjitha qeveritë përgjatë 12 viteve të fundit nuk i kanë dhënë arsimit përparësinë e nevojshme. Edhe qeveria aktuale, njësoj si ato paraardhëse, nuk i ka ngritur shpenzimet publike për arsimin mbi 10% të buxhetit të shtetit, sikurse është bërë gjatë këtyre 12 viteve të fundit, duke vërtetuar mungesën e përkushtimit ndaj reformës më të rëndësishme për zhvillimin e një rinie të kulturuar, të shëndetshme, dhe të aftë për të kontribuar në demokratizimin dhe zhvillimin e vendit. Arsimi shqiptar vazhdon të mbetet në kushte të mjerueshme me tradita akademike të vjetruara, struktura organizative arkaike dhe infrastrukturë të rrënuar. Këto probleme bashkë me ekonominë informale, mungesën e politikave të përshtatshme për nxitjen e punësimit, dhe mos lidhjen e arsimit me tregun e punës vazhdojnë të krijojnë ende sot, mbas 18 vitesh tranzicion, një situatë të disfavorshme për studentët shqiptarë krahasuar me homologët e tyre evropianë. Ndaj që "Arsimi Prioritet" të mos vazhdojë të mbetet në suazën e fjalëve, kjo qeveri duhet të reflektojë në projektbuxhetin e fundit të mandatit të saj qeverisës premtimin e 4 viteve më parë për të rritur buxhetin për arsimin në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.