E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, një vdes,tjetri plagoset rëndë

07/04/2011  Në Tiranë dhe Kavajë

TIRANË- Një person ka mbetur i vdekur, teksa një tjetër u plagos, nga dy aksidente rrugore që kanë ndodhur së fundmi në Tiranë e Kavajë. Kështu, mësohet se një 47-vjeçar është aksidentuar për vdekje në kryeqytet mesnatën e djeshme, pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Unazën e Re në Tiranë ku 47-vjeçari Hamdi Muslia është përplasur për vdekje nga nja automjet tip Fuoristradë teksa po përpiqej të kalonte rrugën. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gjithashtu po punohet edhe për identifikimin e autorit, i cili menjëherë pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu, nga shërbimet e hetimit dhe të parandalimit të krimit të komisariatit të policisë së Kavajës, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Sokol Metolli, 33 vjeç, banues në Kavajë, sepse në orë 19.00, të dy ditëve më parë, në Kavajë, tek stacioni i trenit, duke drejtuar motoçikletën tip “Dayang”, pa targa, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka aksidentuar shtetasin Artan Peja, 39 vjeç, banues në Kavajë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›