Aksidentet, përgjaken rrugët në Prishtinë
Prishtinë - Katër persona kanë humbur jetën në dy aksidente në Prishtinë gjatë 24 orëve të fundit. Autoritetet policore bëjnë të ditur se aksidenti i parë ka ndodhur më 3 shkurt rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Prishtinë - Pejë, te "Kroi i mbretit", ku ka humbur jetën F. G., 24 vjeç, ngasës i veturës Mercedes dhe janë lënduar rëndë të dy pasagjerët e po të njëjtës veturë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor. Sipas rezultateve të para të hetimit të rrethanave të këtij aksidenti dyshohet se tejkalimi i shpejtësisë nga ana e veturës Mercedes ka qenë shkaktari kryesor i aksidentit. Aksidenti i dytë ka ndodhur më 4 shkurt në orën 07:30 në segmentin rrugor Prishtinë - Podujevë në fshatin Vranidoll, ku për pasojë kanë humbur jetën tre persona dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.