Dy shqiptarë dhe një serb dënohen për shitje droge
Prokuple - Bashkëpunimet që nuk ndodhin në nivele diplomatike duket se po përdoren në marrëdhënie trafikantësh të tregëtimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Dy shqiptarë dhe një serb janë dënuar me 19 vjet burg për bashkëpunim në trafikimin e lëndëve narkotike në Evropë. Vendimi është marrë nga Gjykata e qarkut të Prokuples. Vëllëzërit nga Podujeva Aziz dhe Naim Hamiti janë dënuar me nga 6 vjet burg, kurse Goran Bllazhiç është dënuar me 7 vjet burg. Ata u arrestuan më 26 qershor 2008 në Merdarë.