E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peci e Majer, qëndrime të kundërta për Kosovën

Uashington - Gjatë një debati në Uashington, drejtori i Institutit për Studime Politike dhe Zhvillim Lulzim Peci dhe profesori i Universitetit të Mbrojtjes, Stiven Majer, kanë shprehur qëndrime diametralisht të kundërta për ndarjen e mundshme të Kosovës dhe qëndrueshmërisë së saj ekonomike. Lulzim Peci është i mendimit se çështja e Kosovës, një vit pas pavarësisë, ende nuk është mbyllur. Pavarësinë e Kosovës e kanë njhohur 54 shtete, Serbia edhe më tej e mohon, ndërkaq aktivitet e aktuale të komunitetit ndërkombëtar reflektojnë ndarje në Bashkimin Evropian sa i përket pavarësisë, gjë që ndikon në sitiuatën e përgjithshme në Kosovë, ka thënë Peci gjatë një debati të zhvilluar në Institutin Aemerikan të Paqes për të ardhmen e Kosovës. "Pjesa veriore e Kosovës edhe më tej është vatër e incidenteve ndëretnike dhe mendoj se po hyn në status kuonë e re, për shkak të rikonfigurimit kaotik të pranisë ndërkombëtare e cila është rezultat i vërejtjeve të Beogradit, mungesës së vullnetit politik të Brukselit dhe qëndrimit obstruksionist të Kombeve të Bashkuara", kë thënë Peci. Ai ka pohuar se operativistë e shërbimit sekret serb, të ministrisë se brendshme dhe grupeve kriminale që i mbështet Beogradi, bëjnë presion mbi pacicën serbe dhe shkaktojnë incidente në veri të Kosovës. Peci thekson se në jug të Ibrit jetojnë 70 për qind e serbëve që dëshirojnë të mbeten dhe të ndërtojnë jetën e tyr e në Kosovë, tha Peci, njofton "Zëri i Amerikës" (serbisht). Ndërkaq Stiven Majer mendon se ndarja e Kosovës, pas miratimi të planit të të sekretarit të përgjithshëm të OKB prej gjashtë pikash, tashmë ka filluar. "Kosova duhet të ndahet sepse nuk do të mund të funksionojë as në njërën as në formën tjetër. Mendoj se njerëzve që jetojnë në enklavat jugore, dhe kjo ka ndodhur disa herë në të kaluarën, ose duhet ofruar para dhe mbështetje që të shpërngulen, ose komuniteti ndërkombëtar duhet të detyrohet me marrëveshje që t'i mbrojë, nëse mbeten, dhe atëhëre mund të integrohen", mendon Majer nga Universiteti i Mbrojtjes në Uashington. QIK

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›