Princesha Anne po vazhdon vizitën në Kosovë
Prishtinë - Në Kosovë është duke qëndruar princesha Anne, bija e vetme e mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeta II. Presidenti Sejdiu mbrëmë ka shtruar darkë për nder të saj. Princesha Anne përveç takimeve me zyrtarët e lartë të vendit sot do të vizitojë edhe disa kopshte të fëmijëve në Kosovë, që janë pjesë e projektit ”Save the Children”. Princesha Anne është përkrahëse e madhe e kësaj organizate. Ajo sot do të vizitojë një nga këto kopshte në Gjilan, ndërsa do të pritet nga kryetari i komunës dhe zyrtarë të tjerë.