E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, plagosen pesë vetë

 

Tre aksidente u shënuan dje në disa rrethe të vendit, duke shkaktuar 5 të plagosur. Njëri prej tyre ndodhi mbrëmë, në rrugën Tiranë-Durrës, kur në afërsi të fshatit Koxhas, makina “Audi”, doli nga rruga, duke marrë flakë. Për pasojë, shoferi 34-vjeçar Durim Muçaj pësoi plagë të konsiderueshme, duke u përcjellë për në spitalin ushtarak në gjendje të rëndë. Një aksident tjetër i rëndë për pak sa nuk ka marrë jetën e tre personave në Vlorë. Në aksin Skelë-Uji i Ftohtë janë përplasur dy makina. Mjeti tip “Passat” me targa të huaja do të kthehej për t’u furnizuar me karburant kur është përplasur me një makinë po me targa të huaja, e cila po lëvizte me shpejtësi. Ndërsa në Korçë, një 21-vjeçar u përplas nga një makinë, ndërsa tentonte të kalonte rrugën. Edi Vangjeli përfundoi në gjendje të rëndë në spital. Policia ndaloi drejtuesin Lorenc Mitre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›