PD merr shumicën në këshillin e qarkut të Vlorës
25/10/2011 Votimi i djeshëm
Partia Demokratike dhe “Aleanca për Qytetarin” marrin shumicën dërrmuese të mandateve për këshillin e qarkut të Vlorës. Kështu, gjatë ditës së djeshme në qarkun e Vlorës u zhvilluan zgjedhjet për kryetarin e Këshillit të Qarkut, ku Partia Demokratike arriti një fitore shumë të thellë. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediet nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike, nga 59 anëtarë që janë pjesë e këshillit të qarkut të Vlorës, 37 prej tyre ia besuan drejtimin e tij kandidatit të Partisë Demokratike Anesti Dhimojani. Kandidati i koalicionit qeverisës Anesti Dhimojani është zgjedhur me 37 vota pro përballë kandidates së "Aleancës për të ardhmen" Brunilda Mersini, e cila ka marrë vetëm 22 vota. Kështu "Aleaca për Qytetarin" ka arritur të shënojë një tjetër fitore shumë të thellë në qarkun e Vlorës, duke e çuar në 10 numrin e qarqeve që drejtohen nga përfaqësuesit e mazhorancës nga 12 qarqe që ka gjithsej vendi", - thuhet në njoftimin e djeshëm për shtyp të Partisë Demokratike. Tri ditë më parë kryetari i PS-së të rrethit të Vlorës dha dorëheqjen nga ky pozicion. Kujtim Sulçe, njëkohësisht dhe kreu i këshilltarëve të PS-së në këtë bashki, i është bashkuar LSI-së. Pak kohë më parë Kujtim Sulçe akuzoi kreun e Partisë Socialiste Edi Rama se nuk po drejton si duhet partinë më të madhe opozitare në vend.