E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet rrugore në Tiranë, një vdes, 2 plagosen

Brenda 48 oreve ne kryeqytet jane shenuar dy aksidente rrugore, njri prej tyre me pasoje vdekjen e nje shtetasi. Viktima ende e paidentifikuar po udhetonte me biciklete ne momentin qe u perplas nga nje makine 

TIRANË- Një person humbi jetën ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur, në dy aksidente rrugore që ndodhën 48 orët e fundit në Tiranë ndërkohë që, shërbimet e policisë rrugore arrestuan dy persona të dyshuar si përgjegjës për këto aksidente.
Siç njoftuan sot burime zyrtare nga Policia e Tiranës, forcat e policisë rrugore arrestuan shtetasin Medi Rizvani, 40 - vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, i cili duke drejtuar automjetin veturë tip Pezho, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", aksidentoi për vdekje një shtetas ende të paidentifikuar që udhëtonte me biçikletë.

Ndërkohë Specialistët e seksionit të Hetimit të Aksidenteve arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin Mazllum Basha, 40 - vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë. Ky shtetas, duke drejtuar automjetin kamion traler tip Iveko, në Rrugën e Durrësit, u përplas me një motoçikletë e drejtuar nga shtetasi Gramoz Malaj, 36 - vjec, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë. Si pasojë e përplasjes, u dëmtua lehtë drejtuesi i motorrit si dhe u plagos pasagjeri tij shtetasi Zenel Malaj, 57 - vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjëndje të rëndë shëndetësore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›