E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpresat e Artan Bushatit probleme me vizat bjelloruse

 

Ndërsa kuqezinjtë e Artan Bushatit kanë nisur që të martën përgatitjet e tyre për ndeshjen me Bjellorusinë vjen dhe pengesa e parë. Federata e Futbollit të Bjellorusisë, të enjten në mbrëmje ka lajmëruar FSHF-në se përfaqësuesja jonë U-21 nuk do t’i marrë vizat në aeroportin e Minskut. E si rrugëzgjidhje bjellorusët kanë dhënë vajtjen e marrjes së vizave në Sofje. Një rrëmujë e vërtetë, ndërsa brenda natës të së enjtes janë mbledhur pasaportat, por dhe janë plotësuar formularët, të cilat dje janë dorëzuar në ambasadën bjelloruse në Bullgari. Vështirësia më e madhe është fakti se sa e gatshme do të jetë kjo ambasadë të ndihmojë përfaqësuesen tonë U-21 për të marrë vizat, aq më tepër që përpara është e shtuna dhe e diela. Duhet bërë e ditur që përfaqësuesja jonë U-21 ka parashikuar të niset të hënën, ndërsa do të udhëtojë përmes linjës ajrore Tiranë-Vjenë-Minsk me shoqërinë ajrore “Austrian Airlines”. Nëse vizat bjelloruse nuk do të bëhen gati në kohë, të paktën dhe sipas burimeve të besueshme, atëherë kombëtarja jonë do të niset të hënën e do të zbresë në aeroportin e Minskut.                                       Gjergj Vyshka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›