Tiranë, Policia prangos 10 persona për disa vepra penale
Brenda 24 oreve u prangosen disa persona per verpa te ndryshme penale. Policia e Tiranes prangosi nje shtetas qe plagosui gruan me thike, nje shperndares drogash dhe plot 7 persona grabites, mes tyre dhe nje i mitur
TIRANË-Krimet më të shpeshta në vend si vjedhjet, shpërndarja e lëndëve narkotike dhe plagosjet kanë vënë në pranga brenda 24 orëve 10 persona vetëm në Qarkun e Tiranës.
Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Policisë së Qarkut, Tiranë, specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin Lulzim Mataj, 54 - vjeç, pasi në ambjentet e banesës së tij, në Kombinat, dyshohet se ka plagosur, duke goditur me armë të ftohtë thikë, për motive të dobta, bashkëshorten e tij, shtetasen Suzana Mataj, 40 vjeç.
Gjithashtu, forcat e policisë mundësuan ndalimin e shtetasit në kërkim për "moskallzim krimi", Besmir Alia, 23 - vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Paskuqan Tiranë. Ndërsa, specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve arrestuan në flagrancë me një sasi lënde narkotike shtetasin Aleksandër Hoxhallari, 27 - vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë.
Siç bëhet e ditur nga Policia e Tiranës, janë arrestuar edhe 7 persona të tjerë, nga të cilët një i mitur, për veprat penale të "vjedhjes" dhe "armëmbajtjes pa leje". Çështjet në fjalë i kaluan për hetime të mëtejëshme organit të Prokurorisë.
(d.b/BalkanWeb)