E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e 9 janarit, reagojnë familjarët

SHKODER- Arrestimi dy ditë më parë i Gjin Ndrecaj nga Lezha ka pasuar me reagimin e familjarëve të të zhdukurve në tragjedinë e 9 janarit 2004 në afërsi të brigjeve të karaburunit në Vlorë. “Shteti nuk duhet ta kishte prangosur Ndrecajn, duhet të kishte pritur deri sa ai të na gjente eshtrat e fëmijëve tanë të zhdukur.” Kështu ka deklaruar në emër të familjarëve të të zhdukurve Ndoc Bjeshka i cili në tragjedinë e fillim janarit të 2004-ës humbi djalin e tij të vetëm.
Mësohet se 51 vjecari u ka kërkuar familjarëve foto të të zhdukurve përpara tragjedisë si dhe informacion të detajuar për shenjat të tyre dalluese në trup apo edhe të sendeve personale që ata kanë patur me vete ditën e nisjes me gomone.
Ndoc Bjeshka insiston kur thotë se arrestimi i Ndrecaj i ka bërë familjarët të dyshojnë më shumë se shteti shqiptar nuk është i interesuar ta zbardhë këtë cështje. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›