Itali, identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit
BOLONJE- Vrasja e shqiptarit 25 vjecar në Bolonja të Italisë mund të ketë zanafillën në burg. Ardit Myrtaj, i njohur me pseudonimin Dushi mbeti i vrarë me thikë në një lokal në periferi të Bolonjas të shtunën në darkë.
Sipas miqve të viktimës, Arditi ishte grindur me një tjetër shqiptar Ilirian Lela, 35 vjec edhe sipas policisë ai ishte person me precedentë në shpërndarjen e lëndëve narkotike, i hetuar për vrasje me paramendim.
Mes dy shqiptarëve mendohet se grindjet mes dy të rinjve kishin filluar në burg, kur një vit më parë vuanin dënimin.
“Iliri akuzonte Arditin se ishte fajtor për arrestimin e tij”- thotë një mik i viktimës i cili citohet nga media italiane. Disa dëshmitarë kanë thënë se pikërisht atë natë dy shqiptarët ishin parë në lokalin Willi il Coyta”.
Pasi debatuan bashkë një shqiptar tjetër hyri në mes për ti ndarë. Në një moment ata kanë shtrënguar duart dhe janë përqafuar. Në momentin kur 25 vjecari është drejtuar për nga dalja e lokalit, Iliri e ka qëlluar në zemër nga mbrapa”
Hetuesit po verifikojnë akuzat dhe kanë shpallur në kërkim Ilirian Lelën.
(s.g/repubblica.it/BalkanWeb)