E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet rrugore shenojne tre viktima

Gjirokaster


Aksidentet rrugore kane shenuar nje tjeter viktime ne rrethin e Gjirokastres. 19-vjecarja Aldona Bilibashi humbi jeten ne oret e para te mengjesit te se premtes ndersa automjeti me te cilin udhetonte ka dale nga rruga. Ngjarja ndodhi ne aksin Gjirokaster -Kakavije ne vendin e quajtur Haskove.


Automjeti me targe GJ 1671 B i drejtuar nga shtetasi Loni Bilibashi 30 vjec ka dale nga rruga dhe ka rene ne kanal ku eshte perplasur me kemben e nje ure qe lidh fshatin Haskove me rrugen nacionale. Shkak i daljes nga rruga eshte humbja e kontrollit te automjetit nga drejtuesi si pasoje e shpejtesise tej normave te lejuara. Drejtuesi dhe viktima ishin bashkeshorte.

Elbasan


Nje 30-vjecar ka humbur jeten ne nje aksident rreth ores 1800 ne vendin e quajtur Kryqezimi i Kuqanit. Burime te policise se Elbasanit bejne te ditur se Nexhip Sulmina eshte perplasur nga nje kamion.


Sipas policise 30-vjecari eshte terhequr zvarre nga nje kamion i tonazhit te rende i drejtuar nga Florenc ekrezi. Drejtuesi i mjetit eshte ndaluar ndersa dyshohet se viktima 30-vjecar qe po kalonte rrugen eshte treguar i pakujdesshem ne kete kohe.


Lezhe

Ka gjetur vdekjen nje kalimtar ndersa eshte perplasur per vdekje nga nje automjet ende i paidentifikuar. Aksidenti ndodhi rreth ores 1840 te se premtes ne rrugen Superstrade-Patok ndersa viktima eshte Kole Gjoni 50 vjec. Policia eshte lajmeruar nga kalimtare te rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›