Rama Berisha gojeperdale i pashprese

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama reagon ndaj qendrimit te Berishes ne Parlament
TIRAN - Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama reagoi dje ndaj qendrimit te Kryeministrit Berisha te shfaqur ne seancen e fundit te Kuvendit duke e cilesuar ate si nje te semure te pasherueshem dhe qe ka semurur Shqiperine me virusin e genjeshtres.
Kur e degjoja dhe shihja mbreme Saliun te sillej dhe te fliste si nje mendje humbur e gojeperdale i pashprese ndjeja pezmatimin e pangushellueshem te qindra-mijera pensionisteve qe per here te pare pas kushedi sa vjetesh sdo marrim asnje shperblim per Vitin e Ri dhe ne prag te Krishtlindjeve u torturuan me ore te tera para ekranit duke degjuar e pare nje kryeminister qe per asnje cast te vetem nuk u kujdes tu thote qofte edhe nje fjale te mire - deklaroi Rama.
Sipas tij foli Saliu neper jermin e tij te gjate mbreme edhe per mjeke e infermiere duke keqperdorur si shembull per te share opoziten gruan heroine dhe skuadren shpetimtare te njerezve kurajoze qe mundesuan lindjes e bebes ne mes te permbytjes prane Lezhes.
Por nenvizoi ai ne ore te tera pislleku gojor ne prag te Krishtlindjeve nje fjale te mire se tha kryeministri per te nesermen e nje sherbimi shendetesor te falimentuar prej korrupsionit te qeverise se tij nderkohe qe skemat mesjetare te heroizmit te mjekeve dhe infermiereve ne mes te erresires e trokllekut jane te perditshme ne spitalet e ne realitetet e Shqiperise.
Stha Saliu as nje fjale te mire ne prag Krishtlindjesh per pronaret e as te perndjekurit sepse sa per veteranet e lufte ata spresin gje prej kryeministrit e neveritin krijesen e tij qysh prej kohes kur u hodh nga varka e bllokut te udheheqjes komuniste per tu shfaqur si notare i demokracise - u shpreh kryesocialisti.
Rama theksoi se dje nuk u zgjidh asgje por u pa dhe u kuptua me mire se asnjehere nga te gjithe qe Saliu jo vetem i ka vjedhur zgjedhjet jo vetem i ka plot me gjurme korrupsioni e manipulimi kutite e materialeve zgjedhore jo vetem kerkon te vjedhe edhe zgjedhjet e ardhshme ne te njejten menyre por mbi te gjitha u kuptua me mire se asnjehere qe pikerisht vjedhja e zgjedhjeve eshte rrenja e te gjitha te keqijave te tjera.