Ruci-Berisha Debate te ashpra ne 0500 te mengjesit

Opozita dhe mazhoranca kane debatuar per materialet zgjedhore dhe menyren se si do te merren ato nga KQZ-ja
strong>TIRAN - Shqiperia ka gdhire mengjesin e djeshem teksa ne Parlament vazhdonte ende seanca maratone prej 19 oresh e gjysme. Pasi kane diskutuar pergjate dites per Aktin Normativ te pensioneve te ushtarakeve dhe rezoluten e integrimit e rolin e Topallit kreret e politikes i jane kthyer debatit te ashper ne oret e para te dites.
Ky debat eshte zhvilluar kryesisht mes Gramoz Rucit ne emer te PS-se dhe Sali Berishes ne emer te PD-se dhe ka zgjatur deri ne oren 0520 te mengjesit te djeshem.
Zoti kryeminister ke nje vit e gjysme qe po mban peng te gjithe politiken shqiptare me pseudoargumente se paska pengesa kushtetuese ligjore Kodi Penal Kodi Civil vendime gjykate etj. etj. Zoteri i dashur ne jemi parlamentar dhe Parlamenti ka disa funksione por dy jane kryesoret E para te beje ligje dhe e dyta te ushtroje kontroll per ligjshmeri.
Keto jane dy funksionet baze te nje Parlamenti. Mbi bazen e ketyre dy funksioneve ne ligjvenesit shqiptar kerkojme te kontrollohet si eshte zbatuar ligji qe kemi miratuar vete as Kodi Penal as Kodi Civil as vendime te Gjykates Kushtetuese as vendime te Gjykates se Larte.
Ne do te duam te dime kete Kod qe ne ratifikuam. Do ti marrim nga i pari tek i fundit cfare lidhet me materialet zgjedhore do te kontrolloje se si eshte zbatuar ligji qe kemi marre ne deputetet shqiptare pike - tha Gramoz Ruci.
Ne pergjigje te kesaj Berisha u shpreh Zoteri ju nuk doni komision.
Jo sepse nese ju kerkoni komision dhe keni frike nga vendimet e Gjykates Kushtetuese dhe Kodit Zgjedhor kjo me fakton mua katerciperisht qe ju vetem komision nuk doni.
Edhe nje here duhet te jem i qarte ceshtja e mazhorances eshte plotesisht e zgjidhshme por ka vetem nje kusht kjo mazhorance qe te kete nje pike.
Edhe njehere ceshtja e mazhorances eshte plotesisht e zgjidhshme. Ka nje kusht jashte te cilit ne nuk duhet te pranojme kurre te imagjinojme se mund te dalim ky kush eshte ne perputhje me vendimet e Gjykates dhe Kodit Zgjedhor.
Por Ruci vuri edhe nje here theksin tek objekti i hetimit dhe menyra se si do te funksionoje komisioni hetimor. Problemi eshte i qarte Shumicen. Nuk ka dy andej dhe tre kendej sic thote Rezoluta dhe sic ke deklaruar vete. Nuk duam gje tjeter. Objekti i hetimit Materialet zgjedhore. Do ti shkarkosh nga fletet e votimit bej cte duash. Ne do te kontrollojme si eshte zbatuar legjislacioni ne keto materiale - tha Ruci.
Duke komentuar ceshtjen e KQZ-se ai u shpreh KQZ-ja eshte e detyruar te magazinoje sdo te behet nga grupi parlamentar sdo te behet as nga komisioni parlamentar pergjegjes do te jete ai kryetari jot i KQZ-se dhe precedenti parlamentar eshte.
Do te ngarkoje ai njerez sipas komisionit parlamentar ne ate magazine qe jane ato kuti qe jane dhe kur te mbaroje pune komisioni le te zbatohet neni. Neni 178 rregullon marredheniet e KQZ-se me arkivin por jo marredheniet e parlamentin me KQZ-ne.
Ne pergjigje Berisha eshte ndalur edhe nje here tek kerkesat e PS-se dhe leshimet qe duhet te beje mazhoranca. Ky eshte nje nen i atij vendimi pse nuk qenka ai vendim. Ai vendim thote zoti Xhafa ka tre pika ka tre nene ka tre te tij. Prano dhe nje tonen mos e perjashto ne kete menyre.
E jona nuk eshte asgje tjeter vecse vendimet e Gjykatave dhe Kodin Zgjedhor. Te mos rrime te bejme lojera ketu deklaroni qe nuk doni komision. Doni sdoni. Po te doni komision shtoni piken e katert tre pikave tuaja dhe e votojme. fare doni me nga ne - tha Berisha.
Ruci Ke po mashtron zoti Berisha
Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci kerkoi dje nga kryeministri Berisha qe te tregohet serioz per ceshtjen e komisionit hetimor dhe te mos beje lojera fjalesh ne oren 0400 te mengjesit. Me poshte nje pjese e fjales se Rucit.
Objekti shumica hetimi eshte e shkruar ne Rezoluten e Parlamentit Europian. Ti mendoje atehere se ne sdo te terhiqeshim nga fletet e votimit ate perdore. Objekti shumica kryetari e ke te firmosur e ke perballe e ke te shkruar. Po ti vazhdon me te njejtin avaz. Me ke po tallesh me vendin Me ke po tallesh me Parlamentin Me ke po tallesh me nje popull
Me ke po tallesh kujt i thua jo ti Parlamenti Europian raportit te BE-se Departamentit te Shtetit ke do te mashtrosh Po luan me nervat e njerezve qe i mban ketu deri ne kater te mengjesit sikur gjase per te nxjerre faturen qe une ua dhashe por ata se deshen. Nuk i genjen.
Hetimi ka vetem nje fjali Zbatimi i legjislacionit per gjithcka qe ndodhet ne kutite e materialeve zgjedhore.
Kaq eshte hetimi. Ky eshte hetimi. Qe tek kutia qe tek vula si eshte zbatuar ligji per vulen per listat e zgjedhesve per kartat e identitetit per procesverbalet sa perputhen ato nje per nje si eshte zbatuar ligji.
Pra eshte e qarte se ty jo vetem te mungon vullneti politik ti ke marre ne mbrojtje krimin qe eshte bere me zgjedhjet e 2009 ti duhet ti pararendesh krimit qe do te besh ne zgjedhjet e 8 majit. Prandaj nuk eshte kaq e thjeshte ceshtja. Na mban ketu se mbase na mbarojne nervat neve.
Jo sna mbarojne nervat deri ne 6 deri ne 7 vazhdojme prape tere diten neser por ti japim fund te japim produkt dhe vertete te kemi nje bashkepunim nje dialog konstruktiv te besueshem vertete per te zgjidhur problemet dhe jo per tia hedhur njeri-tjetrit. Ne nuk jemi ketu per ta hedhur ty por edhe ti mos mendo se do te na e hedhesh sot neser e kur te duash ti.
Kreu i grupit Demokrat Oferta e PS-se nuk eshte sipas negociatave. Ju nuk doni qe te behet hetimi i zgjedhjeve
Patozi Ngritja e komisionit kur te vijne jashtetokesoret
Kryetari i grupit parlamentar Demokrat Astrit Patozi ka kundershtuar dje negociatat e bera me socialistet duke pohuar se projektvendimi per komisionin hetimor nuk eshte sipas tyre.
Dua ti kujtoj zotit Xhafa se ajo qe keni sjelle drafti i pare kerkesa e pare per ngritjen e komisionit hetimor nuk ka qene absolutisht ne perputhje me negociatat qe une kam zhvilluar me zotin Ruci por edhe me te gjithe negociatat e tjera qe jane bere gjate ketyre muajve.
Ajo qe une dua te sqaroj nje here e mire eshte se kerkesa e komisionit te pare hetimor qe ne kemi miratuar pas kerkeses suaj dhe pas terheqjes suaj nuk eshte absolutisht e ngjashme me kerkesen - tha Patozi.
Ai ka perseritur premtimin se mazhoranca eshte e gatshme ti jape opozites shumicen e komisionit hetimor ne nje kohe kur pak dite me pare ne komisionin e ligjeve e rrezoi nje gje te tille.
Por Patozi ka zbuluar nje detaj te vogel qe tregon se si do te shkojne negociatat e ardhshme dhe faktin qe komisioni hetimor ka shume gjasa qe te mos ngrihet kurre. Sot gjate gjithe dites ju keni ngelur me zemer te ngrire se mos ndodh dicka jashtetokesore dhe ky komision do te ngrihet dhe hetimi do te behet. Jemi plotesisht dakord mund te keni nje mije arsye qe te mos doni hetimin e zgjedhjeve. I keni pasur gjate te gjithe kesaj kohore per te shkuar tek kutite - tha Patozi.
Debatet
Sali Berisha Zoti Xhafa vjen ketu e thote qe pika e katert do te jete prape e zotit Xhafa dhe jo e imja. Ju propozuat tre pika une kerkova nje pike te katert ku te saktesohej qe hetimi te behet ne perputhje te plote me Kodin Zgjedhor dhe Gjykaten.
Gramoz Ruci Zoteri deputete zoti kryeminister. Mos kerko me kot te hedhesh andej-ketej. Nje te lexoi Xhafa ato qe propozove ti.
Dy komisioni hetimor te behet pas zgjedhjes se anetareve duke dhene tre vota kryetarit te komisionit kete te tha Xhafa. Tre kryetari i komisionit eshte i minorances. Te vetmen pike qe zoti Xhafa ka kerkuar nga mazhoranca me negociatoret eshte vetem nje.
Ne kerkojme vetem nje garanci qe ti kerkohet KQZ-se qe te vere ne dispozicion materialet zgjedhore. Kaq edhe nje here tjeter ne jemi ketu per ta zgjidhur problemin.
Ju lutem kolegeve te mos lodhemi dhe te mos humbin durimin. Ne qofte se sjemi gati te vazhdojme negociatat te mbyllim seancen dhe te miratojme. Ketu jemi ky eshte vullneti jone. Ne smund te miratojme apriori. Neser pasneser diten e hene mblidhet seanca dhe ta miratojme nese keni vullnet.
Astrit Patozi Une do tju thosha sinqerisht qe se pari qendroni qe te mbaroje kjo seance. Se dyti ne rast se ju e keni ndare mendjen qe nuk e doni komisionin na e thoni sinqerisht. Ne rast se nuk doni le te ndjekim te gjithe proceduren.