E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet shkaktojnë një të vdekur e dy të plagosur

Tri aksidente të tjera rrugore kanë sjellë një të vdekur dhe dy të plagosur. Sipas policisë, një mjet i paidentifikuar, rreth orës 04.30 të mëngjesit në Vorë, ka aksidentuar me vdekje këmbësorin Xhavit Muça, 51 vjeç, banues në fshatin Muçaj. Policia tha se ka nisur punën për gjetjen dhe arrestimin e autorit, ndërsa dy shoferë të tjerë janë prangosur për një aksident tjetër. Sipas policisë, u arrestuan Klodian Haxhiu e Roland Valea, të dy 33-vjeçarë. Nga të dhënat mësohet se në orën 18.30, në rrugën "Perlat Rexhepi", duke drejtuar mjetet "Mercedes Benz", me targë TR 9136 R e "Land Rover", me targë YZM7139, janë përplasur e për pasojë kanë aksidentuar nënë e bijë. Adela e Alma Xhafa, përkatësisht 10 dhe 45 vjeçe, të cilat po ecnin në trotuar, janë përplasur nga këto dy mjete. Ato janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, për shkak të plagëve të rënda që kanë marrë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›