Shkëndija elektrike shkrumbon një farmaci
Një farmaci është shkrumbuar tërësisht nga zjarri pranë Institutit Bujqësor të Kamzës në Tiranë. Ngjarja mësohet se ndodhi në orët e natës dhe menjëherë zjarrfikësit kanë shkuar për të shuar flakët. Nga ana tjetër, një grup hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të nisur mbledhjen e provave që do të çojnë në zbulimin e shkaqeve. Të dhënat e para bëjnë të ditur se zjarri mund të ketë prejardhjen nga një defekt në kondicioner. Nuk dihet ende saktë se sa është vlera monetare e dëmit të shkaktuar, ndërsa mësohet se farmacia "Shehu" ishte e madhe dhe të gjitha materialet që ndodheshin në të janë shkrumbuar tërësisht.