E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet në burg një shqiptar i dënuar

Një tjetër rast vetëvrasjeje shënohet në burgjet greke. Këtë radhë bëhet fjalë për një shtetas shqiptar. 34-vjeçari Ismet Daci i ka dhënë fund jetës në qelinë e tij në burgun e Malandrinos, rreth 60 km në lindje të qytetit Patra. Sipas raportit të drejtorisë së burgut, shqiptari është gjetur i varur në banjën e qelisë së tij, ndërsa nuk janë dhënë hollësi të tjera për të sqaruar shkaqet e vetëvrasjes. 34-vjeçari vuante dënimin në këtë burg qysh prej vitit 2001 dhe sipas informacioneve të organizatës "Iniciativa për të drejtat e të burgosurve", ai ishte i dëshpëruar, sepse askush nuk e ka vizituar gjatë gjithë këtyre viteve, ndërsa i ishte mohuar gjithnjë leja vjetore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›