Aksidentet, tre të vdekur dhe pesë të plagosur
Tre të vdekur dhe pesë të plagosur ka qenë bilanci i aksidenteve të ndodhura brenda 24 orëve të fundit në Durrës dhe në Elbasan. Ngjarja e parë rrugore ka ndodhur rreth orës 02:50 të ditës së djeshme, ku shpejtësia në drejtimin e mjetit ka rezultuar fatale për një 27-vjeçar nga Dibra dhe me banim në Bathore të Tiranës. Duke drejtuar automjetin tip "BMË", me targa të huaja TV975268, me ngjyrë të verdhë, Ramadan Mani ka dalë jashtë rruge, në superstradën Durrës-Tiranë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Fermës së Sukthit dhe i riu është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë për ndihmë mjekësore, por dëmtimet kanë qenë tepër të rënda dhe ai ka ndërruar jetë sapo ka arritur në spital. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme një kalimtar është përplasur për vdekje nga një makinë, teksa kalonte rrugën. Policia e ka pasur të vështirë identifikimin e viktimës, pasi nuk kishte me vete asnjë mjet identiteti. Viktima nuk është mundur të identifikohet nga policia, pasi në Ndërkaq, dy aksidente të tjera kanë ndodhur në rrugët e rrethit bregdetar, në të cilat janë regjistruar 4 të plagosur. Njëri nga aksidentet ndodhi në superstradën që lidh Durrësin me kryeqytetin. Frederik Paloka, 56 vjeç nga Fieri, ndërsa udhëtonte me automjetin e tij "Benz", me targë TR1792B, së bashku me 22-vjeçarin Ervis P., në afërsi të Maminasit ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me trafik ndarësen. Si pasojë është dëmtuar ai dhe i afërmi i tij që ndodhej në mjet, të cilët janë në Spitalin Ushtarak. Ndërkaq, në aksin rrugor Maminas-Manzë, në afërsi të fshatit Bilales, drejtuesi i një "Benzi" me targë DR5302E, shtetasi Petrit Xhafa, 47 vjeç, ka përplasur një karrocë me kalë, duke aksidentuar dy personat që ndodheshin në të. Të plagosur kanë mbetur Sure D., 75 vjeç, dhe djali i tij Besnik D., 39 vjeç, që ndodhen për mjekim në spitalin e Durrësit. Ndërkohë, policia arrestoi shtetasin Xhafa për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërsa në Elbasan, rreth orës 11:00 të paradites së djeshme, në Komunën Mollas të këtij rrethi, një makinë tip "Benz", me targa EL7631B, ka dalë nga rruga. Për pasojë, drejtuesi i automjetit, 52-vjeçari Shpëtim Duka, lindur e banues në fshatin Jagodinë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë, si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar 47-vjeçarja Adelina Shërmadhi, lindur e banuese në fshatin Mollas, e cila ka qenë pasagjere në këtë mjet. Menjëherë e dëmtuara është dërguar në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën.
Va.Qy./Be.Dy.
Va.Qy./Be.Dy.